Zaev:Mukovski më kërkoi falje dhe unë e fala, por sistemi i drejtësisë duhet të vlejë

Qëllimi i formimit të trupit koordinues për pajtim është që të ndihmojë në parandalimin e krizave politike, në lehtësimin e gjetjes së zgjidhjeve kualitative për reformat, në implementimin e tyre, por edhe të jep ndihmë në pjesën e pajtimit për shkak të përzierjes eventuale politike në proceset juridike, theksoi sonte kryeministri Zoran Zaev, përcjell Portalb.mk.

Zaev tha se do të kërkoj ndihmë nga institucionet e drejtësisë, që të gjinden mekanizma juridik për atë çfarë donë të thotë pajtim dhe çfarë donë të thotë falje.

“Në takimin e parë me grupin e ri parlamentar me deputetin Kërsto Mukovski kishte kërkim falje nga ana e tij dhe nga ana ime dhe e Talat Xhaferit dhe kjo për mua është falja më e madhe. Por kjo është nga unë, por sistemi i drejtësisë duhet të vlejë”, ka theksuar kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button