Shekerinska: Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë së vendeve të përparuara

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, në adresimin e saj në sesionin e sotëm të Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha se kjo mbledhje paraqet një dëshmi tjetër se 29 vendet anëtare të Aleancës janë të bashkuara në përkrahjen që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç tha në fjalimin e saj Shekerinska, anëtarësimi në NATO, tashmë nuk është një e largët dhe qëllim i paarritshëm.

“Ky organ është lidhja më e rëndësishme mes vendimeve politike dhe strukturës ushtarake të NATO-s. Kjo është një hyrje në atë se çfarë është qëllimi ynë i përbashkët strategjik dhe se Republika e Maqedonisë është në tryezë në të cilën vendosen çështjet kryesore të sotme. Takimi në fjalë është një porosi se 29 shtetet anëtare janë të bashkuara në mbështetjen e tyre që Maqedonia të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, tha Shekerinska.

Takimi është një simbol, tha më tej Shekerinska për të shtuar se nuk është aspak i rastësishëm.

“Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë së vendeve të përparuara dhe kjo tashmë po ndikon dhe do të ndikojë mbi sigurinë tonë, por edhe mbi ekonominë, investimet dhe cilësinë e jetës”, tha ajo.

Ky është qëndrimi i parë në vend i Komitetit Ushtarak të NATO-s, në formatin e sesioneve të përhershme në Maqedoni, që mbahet me ftesë të ministres së Mbrojtjes, Shekerinska.

Zëvendëskryesuesi Komitetit Ushtarak, gjeneral-lejtnant Stiven Shepro, përshëndeti pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ARM-së në misionet paqeruajtëse.

Ai inkurajoi armatën të zhvillojë reformat për të shtuar se do të qëndrojë nga afër për zhvillim të mëtutjeshëm të aftësive mbrojtëse të armatës së Maqedonisë, në përputhje me standardet e NATO-s.

Kësaj i parapriu një takim mes ministres Shekerinska dhe gjeneral-lejtnantit Shepro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button