Irak, IS-i i ka lënë rreth 200 varreza masive

Më shumë se 200 varreza masive me mijëra trupa janë gjetur në zonën e Irakut, që dikur janë kontrolluar nga grupi militant, Shteti Islamik (IS), ka thënë një hetim i Kombeve të Bashkuara, njofton REL.

Varrezat janë gjetur në zonat veriore dhe ato perëndimore, përkatësisht në Nineveh, Kirkuk, Salahuddin and Anbar.

Sipas raportit në këto varreza ka mundësi që janë trupat e rreth 12,000 viktimave.

Ky grup ekstremist pati fituar kontrollin e një pjese të territorit të Irakut më 2014, duke imponuar regjim brutal, pasi zakonisht ka vrarë të gjithë ata që kanë kundërshtuar urdhrat.

Ky grup ka humbur kontrollin e pjesëve më të mëdha që ka kontrolluar pas një fushate ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e Qeverisë irakiane, në një operacion tokësor, pavarësisht se në disa zona të vogla, aktiviteteti i IS-it vërehet ende.

Raporti përmend se në varreza ka të dhëna kritike, të cilat jo vetëm që do të ndihmojnë në identifikimin e viktimave, mirëpo edhe do t’iu ndihmojnë prokurorëve që të nisin raste për krime lufte, krime kundër njerëzimit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e gjenocidit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button