Kujtesa jonë mund të ruajë deri 10 mijë ose më shumë fytyra

Sa fytyra “ruani” në memorien tuaj? Nëse shtoni familjarët tuaj, shokët e shkollës, miqtë, bashkëpunëtorët dhe njerëzit e famshëm që i njihni nëpërmjet filmave, televizionit dhe internetit, mund të keni mundësi të listoni disa qindra fytyra që do të njihnit, shkruan Bota.al.

Por numri i vërtetë i fytyrave të ruajtura në trurin tuaj, mund të jetë shumë më i lartë se sa kaq.

Për herë të parë, studiuesit kanë arritur të llogarisin numrin e fytyrave që mund të kujtojnë njerëzit; gjetjet vijnë nga një studim i vogël i 25 njerëzve të moshës 18-61 vjeç. Përgjigja: mesatarisht 5.000, deri në 10.000 apo më shumë.

Shkencëtarët, testuan aftësinë e pjesëmarrësve për të njohur fytyrat e njerëzve që njihnin personalisht, dhe fytyrat e njerëzve të famshëm, duke gjetur se pjesëmarrësit mund të identifikonin mesatarisht 5. 000 fytyra si “të njohura” për ta.

Në studim, pjesëmarrësve iu kërkua të bënin listat e njerëzve nga jeta e tyre, fytyrat e të cilëve mund të fotografonin ose të cilët do t’i njihnin lehtësisht nëse i shihnin personalisht. Shkencëtarët, iu kërkuan gjithashtu subjekteve të identifikojnë personat e famshëm në mijëra foto që iu paraqitën.

Pjesëmarrësve nuk iu kërkua të lidhnin emrat me fytyrat që ata thoshin se i njihnin, pasi “emërtimi është qartë i ndashëm nga njohja vizuale”, shpjeguan shkencëtarët. Nga gjetjet e studimit, është e qartë se aftësia për njohjen e fytyrës ndryshon shumë ndërmjet individëve; disa njerëz mund të mbanin mend më pak se 1.000 fytyra dhe të tjerë rreth 10.000, ndërsa disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët për të njohur fytyrat.

Dëshmitë anekdotale jashtë studimit e nënvizojnë këtë. Për shembull, aktori Bred Pit dha një intervistë në vitin 2013, lidhur me vështirësitë në kujtimin e njerëzve që ai kishte takuar më parë, duke përmendur se ai “nuk mund t’ua njihte fytyrën”.

Një gjendje e quajtur prosopagnosia, e njohur gjithashtu si verbëria në raport me fytyrën, pengon njohjen e fytyrës, dhe mund të prekë miliona njerëz. (Kjo nuk përfshin domosdoshmërisht Pit, i cili nuk është diagnostikuar me këtë çrregullim).

Studimet kanë treguar gjithashtu se mekanizmat që i lejojnë njerëzit të njohin fytyrat mund të ndryshojnë nga kultura në kulturë, dhe sipas shkencëtarëve amerikanë ato priren të jenë më të larta kur njerëzit shohin fytyrat e një race tjetër.

Hulumtimi i ardhshëm, mund të hetojë nëse mosha luan një rol në aftësinë e kujtimit të fytyrës apo në numrin e fytyrave që njohim, tha në një deklaratë bashkë-autori i studimit Rob Xhenkins, psikolog dhe shkencëtar konjtiv në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Jorkut në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të ishte interesante të shihet, nëse ekziston një moshë maksimale mbi numrin e fytyrave që njohim. Ndoshta ne grumbullojmë imazhe fytyrash gjatë gjithë jetës sonë, ose ndoshta fillojmë të harrojmë disa prej tyre, pas arritjes së një moshe të caktuar”- theksoi ai.

Ka gjithashtu të ngjarë që numri më i lartë nga studimi – 10 mijë fytyra – është larg nga kufiri i sipërm i kujtesës së fytyrës njerëzore, shtoi Jenkins. “Ne nuk kemi arritur ende një kufi se sa fytyra mund të përpunojë truri”- tha ai. Gjetjet e studimit u publikuan më 10 tetor në revistën online “Proceedings of the Royal Society B”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button