Luftimet në Jemen, bllokohen mijëra njerëz, alarm për krizë humanitare

Mijëra civilë jemenas janë bllokuar në periferinë jugore të portit të Hodeidah, në Detin e Kuq, ndërsa forcat e mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët bombarduan kryengritësit Houthi në qytet, thanë grupet humanitare të hënën, njofton Koha.net.

Aleanca ka dislokuar mijëra trupa ushtarake në ditët e fundit pranë portit të mbrojtur nga Houthi, por një burim në koalicion i tha Reuters se nuk kishte plane për një sulm të menjëhershëm.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se një sulm ndaj qytetit, pika hyrëse për 80 për qind të importeve dhe furnizimeve me ndihma për të varfërit e Jemenit, do të rrezikonte të shkaktonte zi buke.

Luftimet kanë arritur pranë zonave të banuara, pranë një universiteti që ndodhet rreth 4 kilometra nga porti, por edhe afër spitalit kryesor, thanë grupet e ndihmave dhe banorët, transmeton tch.

“Të gjithë njerëzit që jetojnë midis aeroportit dhe universitetit janë të bllokuar. Katër ditët e fundit kanë qenë shumë të vështira, është përtej niveleve katastrofike”, tha Isaac Ooko, menaxher i zonës Hodeidah për Këshillin Norvegjez të Refugjatëve (NRC).

“Sulmet ajrore kanë qenë shumë intensive dhe fluturimi i avionëve shkakton ankth të përhershëm. Hodeidah është bërë një qytet fantazmë, njerëzit qëndrojnë brenda dhe rrugët janë të braktisura”, tha ai për Reuters me telefon.

Juliette Touma, zëdhënëse e fondit të fëmijëve të UNICEF, i cili ishte kohët e fundit në Hodeidah, shprehu frikë për al-Thawra, spitali kryesor në bregun perëndimor të Jemenit dhe një qendër e trajtimit të kolerës dhe difterisë.

“Luftimet mund të dëgjohen nga spitali, por dhe nga shtëpia jonë pranë tij”, tha Touma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button