Reagimet e të punësuarve në DSK e kanë nxitur Llazarevskin të hyjë në sistemin për përgjime

Inxhinieri dhe ish i punësuari në Drejtorinë e Pestë në Policinë Sekrete të Maqedonisë, i cili është njëri ndër personat kryesor që i ka nxjerr materialet e përgjuara apo “bombat” e publikuara nga Zoran Zaev, sot ka dëshmuar në lëndën “Target-Fortesa” për mënyrën se si është përgjuar në Maqedoni në periudhën prej 2006 deri në vitin 2008 me sistemin e vjetër “Vernit” i cili ishte blerë nga Izraeli në vitin 1998, njofton Portalb.mk.

Ai theksoi se menjëherë pasi që është degraduar nga ana e drejtorit të ri të DSK-së, Sasho Mijallkov, në vitin 2006, ka marrë indikacione se vetëkontrollin të cilin duhet ta kenë kompetentët në strukturat është lëshuar. Pak përpara se të vihet jashtë përdorimit sistemi, në vitin 2008 Llazarevski ka arritur që të hyjë në atë sistem dhe e ka parë se çfarë po ndodh.

“Isha në shoqërim me personat që e kanë mirëmbajtur sistemin. I pash reagimet e tyre dhe ambientin që ishte krijuar në Drejtori se diçka po ndodh në pjesën për përgjime. Në tërë ambientin që ka ndodhur rreth meje nga vitit 2006 deri në vitin 2008 e fitova idenë, të cilën e realizova nga fundi i vitit 2008, përpara se të tërhiqet nga përdorimi sistemi i vjetër Vernit, e shfrytëzova mundësinë që të kyçem në sistem nëpërmjet rrjetit me kabllor. Për hyrje në sistem e shfrytëzova fjalëkalimin që e kam ditur më herët, gjegjësisht në kohën kur kam qenë epror. Hyra në pjesën ku janë ruajtur lloget për aktivitetet e sistemit dhe në formë tekstuale i mora të dhënat të cilat i kanë përmbajtur të gjitha informatat, se cili riprodhues në cilin target ka qëllim. Të dhënat që i kam tërhequr tregojnë në mënyrë precize se në cilën orë, cili riprodhues vepron në ndonjë objektiv të caktuar”, tha Llazarevski.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Ai sqaroi se çdo sistem i tillë për përgjim ka një administrator kryesor, i cili është person teknik dhe në asnjë mënyrë tjetër nuk është i lidhur me eksploatimin e materialeve të incizuara. Administratori cakton se kush guxon të dëgjojë dhe kush guxon të nënvizojë në sistem, që do të thotë se riprodhuesi ose ai që i nënvizon, nuk kanë nevojë që të hyjnë në hapësirë që t’i ndjekin ose nënvizojnë bisedat e personave të targetuar, gjegjësisht numrat telefonik.

“Nuk mundet që të ekzistojë target derisa nënvizuesi nuk vepron nëpërmjet sistemit deri te operatori telefonik. Në listën për ndjekje të bisedave telefonike vendoset numër konkret, i cili pas nënvizimit fillon që gjatë rrjedhës së bisedës të dërgohet deri te sistemi i vëzhgimit, i cili të njëjtën e incizon”, tha Llazarevski.

Ai sqaroi se riprodhuesit në fakt janë ata që kanë qasje deri te materialet e incizuara, mund t’i dëgjojnë, të bëjnë transkripte dhe nëse biseda është e pavlefshme ta injorojnë, ose, nëse bëhet fjalë për aksion urgjent, t’i alarmojnë strukturat operative se personi i ndjekur po ndërmerr ndonjë veprim.

Riprodhuesi është ai selekton biseda se cilat prej tyre janë të rëndësishme dhe cilat jo. Llazarevski theksoi se ai personalisht nuk ka punuar në sistemin Vernit pasi që ka qenë i degraduar, por ka punuar në sistem tjetër që është gjendur në hapësirën e njëjtë, vetëm ka qenë i ndarë me paravan dhe për atë ka qasje të lehtë deri te sistemi për përgjim.

Siç thotë ai, deri te hapësira kanë pasur qasje gjithsej 12 persona prej të cilëve 7 në sitemin Vernit për përgjim, ndërkaq 5 nga ana tjetër e paravanit, ku ka punuar edhe ai.

“Vëzhgim për regjimin në hyrje ishte rregulluar me atë se kush kishte çelës nga hapësira. Unë çelësin e kërkova nga Nebojsha Stajkoviq, i cili më ka treguar se te kush është çelësi”, tha Llazarevski.

LEXO: Zbuluesit e skandalit me përgjimet (bombat) në Maqedoni morën çmim ndërkombëtar për fjalën e lirë
LEXO: Pa këtë njeri, Zaevi nuk do kishte “bomba”, thotë që Gruevski e dinte se përgjohej
LEXO: Flet personi që mundësoi publikimin e “bombave” të Zaevit, Gjorgji Llazarevski një “heroi i padukshëm”

 

Llazarevski tregoi pse zgjodhi Verushevskin për t’ia dhënë “bombat” dhe jo dikë tjetër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button