Një qytet në Kinë ndaloi shëtitjen e qenve shtëpiakë

Në qytetin Wenshan në jugperëndim të Kinës është ndaluar që qentë shtëpiakë të shëtiten brenda ditës në vende publike, siç janë parqet, vendet tregtaret dhe qendrat sportive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një vendimi të qeverisjes lokale në Wenshan, që gjendet në provincën Yunnan, pronarët e kafshëve shtëpiake nuk do të mund t’i shëtisin qentë e tyre brenda ditës në vende publike.

Ky vendim konsiderohet si më kufizues në Kinë, ku zbatohen rregulla të rrepta për poseduesit e qenve shtëpiakë.

Në Kinë ekzistojnë rregulla të cilat përcaktojnë se në cilat zona qentë mund të qëndrojnë në varësi të madhësisë së tyre.

Në kryeqytetin Pekin nuk lejohet hyrja e qenve të mëdhenj në qendrën e qytetit.

Në Kinë, e cila qeveriset me regjim komunist, pronësia e qenit shihet si “prirje borgjeze”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button