Personat fizik në sistemin e TVSH dhe sundimi i të drejtës në Maqedoni

Edhe kjo Qeveri vazhdoi me shpjegimin implicit të Ligjit të vlerës së shtuar – se TVSH-së i nënshtrohen të gjitha personat fizik që realizojnë të ardhura mbi pragun e specifikuar, pa marrë parasysh bazën e atyre të ardhurave – duke mos pasur me këtë rast kurrfarë ndryshime dhe plotësime të ligjit.

Sundimi i të drejtës është shkaku kryesor për brengosjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Në të vërtetë ajo tanimë është fakt empirik i konfirmuar edhe nga faktorë ndërkombëtar. Perspektivat e sundimit të mirë të të drejtës, me ndihmë të stratumit të zgjuar civil, u përmirësuan pas ndërrimit nga pushteti të oponentit politik të shtetit të robëruar në vitin 2017. Prapëseprapë, recidivet e sundimit të tillë ende e rrezikojnë respektimin e sundimit të ligjit, zgjidhjet e paqarta ligjore dhe arbitrariteti në implementimin e tyre si dhe e drejta e tatimpaguesve në Republikën e Maqedonisë.

Sundimi i të drejtës dhe aplikimi i Ligjit për vlerën e shtuar

Kur qeveria e sotme erdhi në pozitë të tregojë qasje të ndryshme në pikëpamje të sundimit të të drejtës, u paraqit brengosja fillestare të opinionit të ekspertëve dhe civil për sundimin e të drejtës në sferën tatimore. Në të vërtetë. Pasi që në vitet 2014-15, qeveria bëri saktësimin deri në fund të veprimtarive që i nënshtrohen Tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) dhe në regjimin i përfshiu edhe anëtarët e këshillave drejtuese dhe mbikëqyrëse, si dhe të personave fizik – që japin hapësirë afariste kompanive, atëherë filloi të imponohet edhe shpjegimi implicit se në TVSH u nënshtrohen  të gjitha personat fizik që realizojnë të ardhura mbi pragun e specifikuar, pa marrë parasysh bazën e atyre të ardhurave, përveç rrogës. Qeveria e atëhershme kurrë nuk u sqarua për këto spekulime në opinionin, e as që filloi me realizimin e dhunshëm të ligjit sipas shpjegimit të tillë paushall.

Ajo që befasoi se edhe kjo Qeveri në janar të vitit 2018 Përmes Drejtorisë për të ardhura publike (DAP) vazhdoi me shpjegimin e tillë eksplicit duke mos pasur me këtë rast kurrfarë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për TVSH. Sektori civil reagoi fuqishëm në shpjegimin e tillë të Ligjit për TVSH dhe parashtroi propozime për rregullimin më të detajuar të Ligjit për TVSH, për avancimin e kapacitetit administrativ të DAP dhe shërbimet e tij dhe që më në fund qasja e patronit të DAP ndaj tatimpaguesve dhe DAP të kalojë drejtë servisin të njëmendët ndaj tyre. Pas reagimit të 13 organizatave civile, drejtoresha e DAP në deklaratën për opinion vuri në pah se Qeveria e re nuk ka bërë kurrfarë ndryshimi në Ligjin për TVSH, se jo të gjithë personat fizik janë tatimpagues të TVSH-së, se është bërë fjalë për numër të vogël të personave, ndërsa obligimin e kanë personat të cilët kryejnë veprimtari vetanake dhe atë në vazhdimësi, e tejkalojnë pragun për regjistrim dhe se DAP dhe Ministria e financave do të bëjë analizë serioze në pikëpamje të TVSH për vitin e ardhshëm.

Prapëseprapë, brengosja mbeti te palët e prekura dhe pas paraqitjes së të a.q. “regjistrim zyrtar” të personave fizik nga DAP pas së cilës organizatat civile reaguan me letër që ja adresuan Kryetarit të Qeverisë me kërkesë për takim për t’i arsyetuar argumentet e tyre. Me këtë rast, letra ka qenë e ri-dërguar në Ministrinë e financave dhe DAP ku, me kërkesën e tyre realizuam takim që edhe një herë ti vëmë në pah argumentet tona. Në atë, tatim-mbledhësit nga Ministria e financave përgjigjeshin në mënyrë sterile se Ligji për TVSH ka qenë i qartë, edhe pse aspak nuk është e qartë se çka është veprimtari vetanake (e pavarur) për qëllime të TVSH, çka  është ajo vazhdimësi në dërgimin e të mirave dhe të mallrave te personat fizik, cilat janë ato zëra të zbritjes për të cilat tatimpaguesit do të kenë mundësi te realizojnë të drejtë për zbritje, nëse pragu prej një milion denarë është ekonomik dhe efikas për DAP për nga ana administrative, nëse efekti fiskal nga ai “numër i vogël i personave” e tejkalon shpenzimin administrativ të DAP dhe nëse shpenzimi administrativ i DAP për administrim të atij “numri të vogël të personave” nuk krijon shpenzim oportun për kohën e cila ka mundur, por nuk janë alokuar për TVSH administrimin tatimpaguesve të mëdhenj.

Në mënyrë shtesë, përfaqësuesit e DAP kërkuan nga ne të japim shembuj nga UE për praktikën për aplikimin e TVSH për persona fizik. Dhe, më në fund, në sugjerimet tona se DAP dhe Ministria e financave duhet të organizojnë sesione edukative për sektorin civil, na vunë në pah se resurset e tyre në dispozicion nuk lejojnë organizim të sesioneve të tilla, por se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me sektorin civil për organizimin e aktiviteteve të këtilla. Këtu vetëm dëshirojmë të vëmë në pah se rregullativa, për shembull, në Shqipëri rregullojnë që qendrat rajonale në mënyrë të obligueshme të kenë inspektorë tatimor të cilët e njohin punën e sektorit civil.

Brengosja për mos-sundimin e të drejtës në sferën tatimore është e mbështetur edhe me faktin se jo aq shumë kohë më parë, në vitin 2012, Kryetari i Qeverisë së atëhershme para bashkësisë afariste njoftoi për vonesa nga qeveria në afatet për shlyerje të borxheve në sajë të kthimit të TVSH të cilat atëherë ishin vlerësuar në më tepër se 90 milion euro.

Nëse shqyrtohet të dhënat që janë publikisht në dispozicion për lartësinë e TVSH në neto bazë (fotografia 1),  praktika e tillë e mos-zbatimit të Ligjit për TVSH nga ana e shtetit me siguri është praktikuar edhe në fillim të vitit 2015, për të cilën gjë tregojnë edhe rëniet e ashpra të neto vlerës së TVSH në nivel kuartal, dhe të cilave u paraprin periudhë e vlerës më të lartë të neto të ardhurave nga TVSH.

Fizickite lica vo sistemot na DDV i vladeenjeto na pravoto vo Makedonija danok na dodadena vrednost
Fotografia 1. Burim: cea.org.mk

Megjithatë, mos-zbatimi dhe/ose arbitrariteti në zbatimin e ligjeve nga ana e shtetit, ad-hok zgjidhjet dhe zvogëlimi i disiplinës fiskale nga Qeveria paraprake, rezultojnë me transparencë të zvogëluar fiskale, cilësi të zvogëluar të parashikimeve të të ardhurave fiskale, humbje të kuptimit të planifikimit në afat të mesëm dhe të gjatë dhe pamundësitë që agjentët ekonomik ti planifikojnë edhe aktivitetet e veta të ardhshme ekonomike. Prandaj jemi të mendimit se Qeveria e re duhet të jetë më e kujdesshme, posaçërisht që DAP është me një kredibilitet të zvogëluar pas praktikumit arbitrar të funksioneve të saja ekzekutive në sajë të porositjeve të politikanëve, për të cilët edhe nga “bombat” dëgjuam, praktikë për të cilën nuk pasuan kurrfarë sanksione ndaj përfaqësuesve nga DAP.

Si më tej?

Sektori civil u mobilizua, e pranoi sfidën nga DAP për t’ju demonstruar se çfarë trajtimi dhe praktika e TVSH trajtimi për persona fizik në UE në kontekst të sundimit të të drejtës dhe qasje në  analizë përkatëse të cilën ja prezantuam publikut. Kjo analizë iu dërgua edhe përfaqësuesve të Këshillit për bashkëpunim me dhe zhvillim të sektorit civil në seancën e gjashtë prej ku edhe zyrtarisht do tu dërgohen Ministrisë së financave dhe DAP për ta pasur parasysh gjatë rrumbullakosjes eventuale deri në fund të kësaj fushe.

Duke i pasur gjetjet dhe rastet nga ky studim i yni, ky problem në Republikën e Maqedonisë në mënyrë sistemore mund të zgjidhet në dy mënyra. I pari është që të vijojë rregullim konkret në akte nënligjore për atë se kush nga personat fizik i nënshtrohen TVSH dhe cilët janë zërat e zbritjes që do ti pranojë DAP, ndërsa qasja e dytë është ajo e cila do të përcjell efikasitet dhe  kosto-efektivitetin e sistemit tatimor dhe do ti mbajë personat fizik jashtë nga sistemi tatimor për TVSH qëllime.

Për qasjen e parë shembull i mirë është Belgjika, ku sipas rregullativës, për të qenë person fizik-i obliguar me TVSH nevojitet të plotësohen kushtet vijuese:

1) Me vepër artistike / praktikë bëhet aktivitet ekonomik
2) Shërbimi i dhënë ose furnizimi i të mirave është e përshkruar në ligjin
3) Vepra artistike / praktika zbatohet në mënyrë të vazhdueshme, me ndonjë farë rregullsie

Në Belgjikë bëhet fjalë për TVSH te personat fizik që krijojnë vepra autoriale vetëm atëherë kur ndodh transferimi i të drejtave autoriale.

Kjo praktikisht do të thotë se DAP i Republikës së Maqedonisë do të jetë e detyruar të definojë çka është aktivitet ekonomik për persona fizik për qëllime të TVSH, do të jetë e detyruar që saktë ta definojë shërbimin ose të mirën të cilën personat fizik  lëshojnë në qarkullim për qëllime të TVSH dhe do të jetë e detyruar të definojë ç’është rregullshmëri përkatësisht parimi i vazhdimësisë, sepse aktiviteti ekonomik sipas natyrës do të thotë se subjekti ekonomik planifikon edhe në të ardhmen të realizojë aktivitet, e jo në mënyrë të njëfishtë, rast në të cilin është jo e kuptimtë të regjistrohet subjekt në TVSH sistemin nëse ai nuk planifikon ta zbatojë aktivitetin  edhe në të ardhmen në mënyrë të vazhdueshme.

Qasje e dytë është ajo e Irlandës, ku sipas drejtorisë tatimore të Irlandës,  edhe nuk është e nevojshme thellimi i veçantë në parimet e këtilla sepse në praktikë marrëveshjet  e lidhura me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, agjencitë shtetërore dhe komunale, universitetet, organizatat civile dhe organizatat nga fusha e kulturës dhe të artit është e besueshme se do të jenë jashtë nga përfshirja me TVSH, në krahasim me kontratat e lidhura me industrinë dhe me kompanitë. Sipas kësaj, kontratat autoriale te të cilat si porositës paraqiten organizatat ndërkombëtare (Banka botërore, agjencitë e Kombeve të bashkuara dhe ngjashëm), ministritë dh agjencitë shtetërore, si dhe universitetet dhe organizatat joqeveritare, të cilat, sipas definicionit, janë jashtë nga përfshirja me TVSH, do të jenë jashtë nga sistemi i TVSH. Domethënë, në këtë rast mbizotëron efekti i njohjes së shpenzimit administrativ, efikasitetit dhe performansat e DAP të Irlandës. Në fakt, ata janë të vetëdijshëm se ka gjasa që disa persona fizik duhet të përfshihen me TVSH (për shembull shërbimet konsulente), por duke e pasur parasysh se gjasat për atë është e vogël, ata janë në numër të vogël, administrimi i këtyre personave ka kosto tejet të lartë dhe shpenzimi i mundshëm i inspektorëve i krahasuar me administrimin të të obliguarve më të mëdhenj kushton shumë, ndërsa rreziku është i vogël për të shkuar në rregullim tejet të madh dhe definim nga rasti në rast se çka është ajo veprimtari ekonomike, detajizimi i qarkullimit të të mirave dhe të shërbimeve nga persona fizik, klasifikim të veprimtarisë së pavarur si dhe definimi i   vazhdimësisë së veprimtarisë.

Gjithsesi, cila do qoftë të jetë zgjedhja nga këto dy qasje, Qeveria do të jetë e obliguar ë atë ta bëjë në mënyrë të qartë dhe jo të dykuptimtë, ndërsa ndryshimet, plotësimet dhe sqarimet deri në fund me zbatimin të vlejnë më herët nga momenti i miratimit të tyre.

*Përmbajtja është marrë nga ResPublika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button