fbpx

Alexis Sanchez po kërkohet nga PSG

Zyrtarët e klubit të Paris Saint-Germain e kanë njoftuar Manchester Unitedin se janë të interesuar për Alexis Sanchezin.

Megjithatë, gjigantët francezë gjithashtu kanë insistuar se sulmuesi kilian do të humbas nga marrëveshja pasi që nuk do të marr pagë të njëjtë si te anglezët.

Futbollisti do të duhet të pranojë një shkurtim të rëndë për të bërë këtë veprim, ndërsa United gjithashtu do të duhet të pranojë pak më shumë se 40 milionë euro, transmeton Telegrafi.

Menaxhmenti i kampionit francez është i etur për të nënshkruar me lojtarin, por nuk do të rrezikojë marrëveshjen e arritur me UEFA-n për ” Fair Play FInance”.

Por, duke e ditur se Alexis do të jetë i lirë të luajë në fazën pas grupore të Ligës së Kampionëve, ai po bë tërheqës për afatin kalimtar të janarit për shumë klube.

Lojtari gjithashtu është edhe në radarin e klubit gjerman të Bayern Munichut, ku po kërkojnë që transferojnë disa lojtar.

Ndryshe, Alexis Sanchez ishte transferuar gjatë verës te United si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Henrikh Mikhtaryan që kaloi te Arsenali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button