Nesër, studentët e USHKM do të mbajnë tubim me moton “Mos u bëj cak i mediave”

Me moton “Mos u bëj cak i mediave” nesër në ora 11 do të mbahet tubim studentor në hapësirat e universitetit Shën “Kirili dhe Metodi”, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i tubimit është që të forcohet njohuria e studentëve lidhur me atë se sa e rëndësishme është që të mos bëhen viktimë e mediumeve.

Në këtë tubim fjalim do të mbajnë përfaqësues të Institutit të Maqedonisë për studime evropiane dhe studentët e fakultetit juridik “Justinjani i Parë”.  Qëllimi i fjalimeve është që të dërgohen mesazhe kundër propagandës, konsumit agresiv të shoqërisë, terrorizmi i reklamimit, viktimat e video-lojëravem marketing agresiv, kaosi mediatik në Republikën e Maqedonisë.

Ndërkaq, në mes tjerash në këtë tubim do të përdoren disa moto si “Mos u bëj cak i mediave”, “Unë kam identitet”, “Mjaft me dezinformata”, “Mjaft me manipulime”, “Un nuk jam i rrjetëzuar”, “Studentët janë avangard”.

“Mos u bëj cak i mediave” është tubim i cili realizohet në kuadër të Institutit të Maqedonisë për studime evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button