U formua Trupi për Pajtim Nacional, do ta udhëheqin Remenski dhe Aleksandrova (VIDEO)

13:20– Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u formua Trup për Pajtim Nacional. U përcaktua formati i këtij Trupi dhe në të do të marrin pjesë koordinatë të grupeve parlamentare, nënkryetarë të Kuvendit, deputetë pa grup parlamentar, ndërsa se sa do të jetë numri i deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe nga LSDM, siç tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të dihet në mbledhjen e parë të grupit, transmeton Portalb.mk.

“Komfor iniciativës së grupit të deputetëve të dalë nga koalicioni i VMRO-DPMNE, sot në koordinimin e mbajtur, në bazë të kompetencave të koordinimit të Parlamentit, u vendos themelimi i Trupit interpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim, u vendos për përbërjen e këtij grupi parlamentar që do të përbëhet nga nënkryetarët e Parlamentit, koordinatorët e grupeve parlamentare, gjegjësisht zëvendësit e tyre ku ata nuk do të jenë në mundësi të jenë prezent dhe deputetët e parlamentin që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare.  U vendos që të udhëhiqet nga bashkë dy kryesues dhe ata do të jenë nënkryetarja Remenski dhe deputetja e dalë nga VMRO-DPMNE, Emilia Aloksandrova dhe numri i konsiderueshëm, gjegjësisht i deputetëve nga grupet më të mëdha parlamentare, gjë që mbetet në kompetence të grupit që në mbledhjen e ardhshme që do e kenë të parën në këtë përbërje, të vendosin sa deputetë do të jenë të përfaqësuar plus kësaj përbërje nga grupet parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, LSDM-së dhe partive tjera që janë të organizuar në rupe parlamentare”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ndërsa për qëllimin e themelimit të Trupit, Xhaferi tha se ideja e formimit është e deputetëve të dalë nga VMRO-DPMNE-ja, dhe se ata do ta thonë kur do t’i tregojnë pikat e qëllimit të formimit.

“Nuk mund t’ju them unë se cili është thelbi. Ideator është grupi që doli nga VMRO-DPMNE, seancën e radhës kur do të flasin për përmbajtjen e qëllimit të formimit e siguri do ta thonë. Pajtim sipas meje është që të ulet dhe të shihen të gjitha gjërat që ndodhin ”, tha Xhaferi.

12:00 – Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashiti e lëshoi mbledhjen për Formimin e Trupit për Pajtim Nacional sepse, siç tha ai, nëpërmjet saj bëhet politikë ditore dhe trokitet në derë të vogël për amnisti, në kohën kur vijojnë ndryshimet kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

“Fitova përshtypjen se bahet fjala për politikë ditore, hapje e derës së vogël të trokitet amnisti. Ne jemi  për pajtim në bazë të qëllimeve strategjike të shtetit, për integrim në NATO dhe BE. Tash jemi në procedurë për miratim të ndryshimeve amendamente kushtetuese, dhe nëpërmjet tyre e shohim kuptimin e vërtet për pajtim”, tha Rashidi.

————————————————————————————————————————-

11: 30 -Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e filloi koordinimin me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe me përfaqësuesit e partive politike që nuk janë organizuar në grupe parlamentare. Tema e koordinimit është formimi i Trupit parlamentar ndërpartiak për pajtim dhe integrim, me kërkesë të Grupit të pavarur parlamentar nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, transmeton Portalb.mk.

Koordinatori i ri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski tha se nuk do të marrin pjesë në punën e grupit sepse kjo vetë më vete do të thotë drejtësi e selektuar dhe partia më e madhe opozitare nuk do ta përkrah.

Formimi i trupit për pajtim ishte një nga kushtet e tetë deputetëve opozitarë që të votojnë për ndryshimet kushtetuese. Pritjet e tyre janë se të gjithë deputetët do të kyçen në punën e komisionit ndërpartiak, i cili do të fokusohet në ngjarjet e 27 prillit, dhe nuk e përfshijnë mundësinë që të vazhdohet mandati dhe trupi i njëjtë punues të fokusohet edhe në të ardhshmen për çështje të tjera politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button