Serbia alarmon për shtim të popullsisë atje ku ka shqiptarë e boshnjakë

Sipas të dhënave statistikore, nga 169 komuna të Serbisë, më 2017, ka pasur rritje të popullsisë vetëm në Novi Pazar, Bujanoc, Sjenicë, Preshevë, Tutin dhe Novi Sad, shkruan “Politika” e Beogradit, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë në mënyrë tendencioze alarmon se bëhet fjalë për shtim të popullsisë në ato komuna ku shumicë janë shqiptarët, përkatësisht boshnjakët, me përjashtim të qytetit më të madh të Vojvodinës, ndërsa grafikonet demografike tregojnë se Serbia ka shtimin natyror të popullsisë më të ulëtin në krahasim me të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë.

Sipas këtij burimi në Serbi brenda vitit vdesin 35 mijë deri 38 njerëz më shumë se që lindin, kështu që midis dy regjistrimeve të popullsisë ajo ka më pak 350 mijë deri 380 mijë banorë .

Në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Serbi mesatarisht lindnin 160 mijë fëmijë në vit, ndërsa tash 100 mijë më pak. Po ashtu atëherë mesatarisht brenda një viti vdisnin 60 mijë njerëz, kurse tash kjo shoferë ka arritur në 100 mijë.

Sipas llogarive të demografëve, nëse vazhdojnë trendet aktuale demografike, më 2061 Serbia do të ketë tre milionë njerëz më pak se sot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button