Juventusi sfidon “Djajtë e Kuq” për të siguruar vendin e parë në grup

Juventus-Manchester United do të luhet të mërkurën, më 7 nëntor 2018, në orën 21:00, në stadiumin “Allianz” të Torinos. “Zonja e Vjetër”, udhëheqëse e grupit H, me pikë të plota, do të presë “Djajtë e Kuq” në ditën e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, njofton Telesport.

Për bardhezinjtë nuk do të jetë e mjaftueshme vetëm për të marrë kualifikimin matematikor për në raundin e dytë, atë me eliminim direkt të këtij kompeticioni, dy ndeshja para përfundimit të fazës së grupeve. Në rast të fitores, Juventusi, gjithashtu, do të ketë sigurinë e vendit të parë në grup.

Allegri duhet të konfirmojë modulin 4-3-3 të ndeshjeve të fundit, me disa ndryshime të detyruara për shkak të mungesave të shumta. Në mesfushë Khedira mund të luajë nga minuta e parë, si edhe Mandzukiç në sulm. Chiellini është rikthyer, ndërsa Bernardeschi nuk do të jetë gati. Për t’u vlerësuar janë Cancelo, Matuidi dhe Douglas Costa: të tre ende nuk janë të sigurtë për të startuar nga fillimi.

De Sciglio është një kandidat për trashëgiminë e mbrojtësit portugez. Disa informacione mund të nxirren nga seancat e trajnimit të Mourinhos, të cilat konfirmojnë treshen Martial, Pogba dhe Sanchez, pas sulmuesit të vetëm, Lukaku. Herrera kthehet në mesfushë, së bashku me Matic, pas testit të mirë në Premier League.

Arbitri i ndeshjes Juventus-Manchester United do të jetë Ovidiu Hategan, rumuni 38-vjeçar, i cili dy javë më parë drejtoi sfidën e Champions-it mes Barcelonës dhe Interit. Kjo është pjesëmarrja e njëzet e gjashtë në Ligën e Kampionëve për të, si gjyqtari kryesor, ose i katërt.

Juventus dhe Manchester United deri më tani janë përballur 13 herë, me një bilanc prej 6 fitoresh të bardhezinjve (e fundit në ndeshjen pararendëse), 5 fitore të “Djajve të Kuq” dhe dy barazime.

Formacionet e mundshme
JUVENTUSI (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Bentancur; Dybala, Mandzukic, Cristiano Ronaldo.
MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Young, Smalling, Lindelof, Shaw; Matic, Herrera; Sanchez, Pogba, Martial; Lukaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button