San Siro rekord, Inter-Barça është ndeshja më e pasur në histori

Ndeshja më e pasur e gjithë kohërave në Itali: Inter-Barcelona pa u luajtur fare hyn në histori, sepse vendos një rekord, atë të arkëtimeve. Në arkat e klubit zikaltër do të hyjnë 5.8 milionë euro, shifra më e lartë e prekur ndonjëherë mes ndeshjeve të kampionatit e kupave të Europës, 300 mijë euro më shumë se rekordi i arritur në gjysmëfinalet e Champions League Roma-Liverpool sezonin e shkuar, njofton Telesport.

Tetë vite më parë gjysmëfinalja e vajtjes kundër Barcelonës mblodhi në San Siro 80.074 spektatorë.

Për Inter-Barça të këtij sezoni San Siro ka mbledhur 73.500 tifozë, me çdo sektor të vendosur në dispozicion të tifozerisë zikaltër që është mbushur plot.

Barcelonës i janë lënë 5500 vende, por sektori për tifozerinë blaugrana nuk do të jetë i mbushur plot, sepse vetëm 800 tifozë do të jenë vizitorë nga Spanja.

Numra të jashtëzakonshëm, që konfirmojnë entuziazmin e tifozerisë së Interit, por nuk është befasi, sepse që në verë pritshmëritë ishin të mëdha dhe abonimet prekën kuotën 37 mijë për Serinë A. Më pas, 64 mijë tifozë për Inter-Tottenham, ndërsa duke përfshirë edhe sfidën ndaj Barcelonës, Interi kalon shifrën e 514 mijë biletave të shitura këtë sezon, me një mesatare prej 64.300 tifozësh për ndeshje, duke arkëtuar mbi 23 milionë euro deri tani.

ARKËTIMET: 5 NDESHJET REKORD

INTER-BARÇA 2018/19 (CL) 5,8 MILIONË

ROMA-LIVERPOOL 2017/18 (CL) 5,5 MILIONË

INTER-JUVE 2017/2018 (A) 5,2 MILIONË

INTER-MILAN 2018/19 (A) 5,02 MILIONË

INTER-MILAN 2017/18 (A) 4,8 MILIONË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button