Pentagoni: Shumica e ushtarëve të dërguar në kufi nuk do jenë të armatosur

Shumica e 7 mijë ushtarëve amerikanë që do të vendosen në kufirin me Meksikën nuk do të jenë të armatosur, bëri të ditur të hënën Pentagoni, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të vetmit ushtarë që do të armatosen gjatë këtij misioni janë ushtarët që po japin mbrojtje të forcës”, tha koloneli Rob Manning, zëdhënës i Pentagonit, duke i bërë jehonë një deklarate të Departamentit të Mbrojtjes se vetëm “policia ushtarake” e cila do të mbrojë ushtarët do të mbajë armë.

Deklarata e Manning erdh si përgjigje e komenteve të gjeneralit të Forcave Ajrore Terrence O’Shaughnessy se disa nga ushtarët që dërgohen në kufi do të jenë të armatosur.

Kjo ndërlidhet edhe me deklaratat e javës së kaluar të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, i cili tha se çdo gur i hedhur nga migrantët që kërkojnë azil drejt ushtrisë së SHBA-ve do të “konsiderohet armë zjarri”.

Më vonë, ai u përpoq t’i sqaronte komentet e tij.

“Nëse patrulla jonë kufitare goditet me gurë në fytyrë, ne do t’i arrestojmë këta njerëz. Kjo nuk nënkupton t’i qëllojmë. Por, do t’i arrestojmë këta njerëz shpejtë dhe për një kohë të gjatë”, u tha gazetarëve.

Trupat amerikane janë duke u vendosur në jug të kufirit të SHBA-ve pasi një karvan migrues është nisur drejt këtij vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button