Chelsea çmendet pas 18 vjeçarit Wallance

Supertalenti brazilian Wallace është lojtari që po e mahnit skuadrën e Cheseat. Talenti i skuadrës Fluminense është vënë në objektivin e Chelseat si lojtari më i pëlqyer për të transferuar tani.

Mbrojtësi i djathtë brazilian po shkëlqen me Fluminensen pavarësisht moshës së tij të re.

Wallace është vetëm 18 vjeç ndërsa po krahasohet me mbrojtës fantastik si Roberto Carlos dhe Maicon.

Edhe Napoli dhe Juventusi janë duke e përcjellur Wallace Olivieran Dos Santos ndërsa Chelsea pritet që javën tjetër të lansojë ofertën për talentin brazilian.

Wallace është mbrojtës, por që njihet për aftësinë e tij për të luajtur edhe në fazën ofansive ndërsa shpeshherë ka shënuar edhe gola./indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button