Kina premton të zgjerojë qasjen ndaj tregjeve të saj

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha të hënën se vendi i tij do të ndërmarrë hapa për të zgjeruar qasjen ndaj tregjeve kineze, ndërsa në Shangai u hap një panair i madh tregtie mes kritikave nga vende të tjera për praktikat kineze të ekonomisë, transmeton VOA.

Duke folur në panairin e tregtisë në Shangai, zoti Xi u zotua për hapje më të madhe, ndërsa Kina, vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, po reklamon tregun e vet në rritje të konsumit.

“Dera e hapur e Kinës nuk do të mbyllet por do të zgjerohet. Kina do të vazhdojë të ndërmarrë masa për një hapje më cilësore, drejt krijimit të një ekonomie të hapur botërore. Kina do të ndërmarrë hapa drejt ndërtimit të një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.”

Presidenti kinez tha se vendi i tij do të ulë tarifat, do të ndërmarrë më shumë veprime për të dënuar shkelësit e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe do të punojë për të rritur konsumin e brendëshëm të mallrave të importuara.

Ai nuk e permendi emrin e presidentit amerikan, por aludoi ndaj politikave ekonomike të zotit Trump “Amerika e Para” duke kritikuar izolimin dhe theksuar nevojën për të mbrojtur tregtinë e shumëanshme.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë mbërthyer në një luftë tregtare, me zotin Trump që ankohet për hendekun tregtar mes dy vendeve, duke akuzuar Kinën për vjedhje të pronës intelektuale dhe vëndosjen e politikave që vëzhtirësojnë qasjen e kompanive amerikane në tregun kinez.

Presidenti Trump ka njoftuar shtimin e tarifave për një sasi mallrash me vlerë 250 miliardë dollarë që Kina eksporton në Amerikë. Nga ana tjetër, Kina ka shtuar tarifat për 110 miliardë dollarë prodhime amerikane që eksportohen në atë vend. Dy presidentët pritet të takohen nga fundi i këtij muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button