SHBA kërkon “hetim transparent” të vdekjes së Khashoggit

Shtetet e Bashkuara i thanë Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut se “hetimi i plotë dhe transparent i vrasjes me paramendim të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, është thelbësor”, transmeton REL.

Thirrja vjen pasi disa shtete perëndimore, që ndoqën të hënën një rishikim të OKB-së mbi të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, shprehën zemërim për vrasjen e Khashoggit.

Disa prej vendeve të përfaqësuara në takimin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, përfshirë këtu Islandën dhe Kosta Rikën, kërkuan hetim ndërkombëtar.

SHBA ka braktisur Këshillin 47-anëtarësh të OKB-së në qershor, duke e akuzuar atë për paragjykim ndaj Izraelit. Por, Uashingtoni ka pasur ende statusin e vëzhguesit në rishikimin për Arabinë Saudite.

Turqia thotë se vrasja e Khashoggit ka qenë e planifikuar dhe se ai është ngufatur deri në vdekje sapo ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor dhe se trupi i tij është shkatërruar.

Bandar al-Aiban, kreu i delegacionit të Qeverisë saudite në rishikimin e OKB-së, tha se vendi i tij do t’i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për vrasjen e Khashoggit.

Të 193 vendet anëtare të OKB-së duhet t’i nënshtrohen të ashtuquajturit Rishikimi Universal Periodik përafërsisht një herë në katër vjet.

Rishikimi i fundit i Arabisë Saudite ishte në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button