Daçiç: Kosova do të pësojë debakël në votimin për Interpol

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është gati i sigurt se Kosova nuk do të arrij të bëhet anëtare e Interpolit, pa marrë parasysh presionet e mëdha.

“Presionet janë jashtëzakonisht të mëdha me ndihmën e shteteve perëndimore dhe islamike”, ka thënë Daçiç, duke shtuar se shqiptarët po shqyrtojnë mundësinë që delegacioneve që nuk kanë para, t’jua paguajnë shpenzimet dhe qëndrimet në Dubai, vetëm e vetëm që të shkojnë për të votuar.

Ai ka bërë të ditur se Kosova për të fituar vota në Interpol, ka ndarë edhe mjete nga buxheti për lobim, respektivisht siç ka deklaruar ai për korrupsion, mirëpo, ai vlerëson se kjo është e kotë dhe se në momentin e votimit shqiptarët do ta shohin se sa mbështetje kanë marrë.

“Duke marrë parasysh se ata flasin vazhdimisht, se janë gënjeshtra të gjitha që unë bëj për tërheqjen e njohjeve, ata do ta shohin se sa vota kanë.

Sipas mendimit tim, ata më mirë mos të paraqiteshin fare për anëtarësim, sepse ky do të jetë një debakël për ta”, ka theksuar Daçiç, përcjell tutje “Zëri.info”.

Në pyetjen sa anëtarët e komitetit ekzekutiv të Interpolit fare u intereson ajo që Kosova nuk i përmbush kushtet që të bëhet anëtare, Daçiç thotë se ‘për ata nuk është problem që të shkelin Statuin, siç ka ndodhur kur duan t’i arrijnë qëllimet e tyre’.

“Disa shtete perëndimore u dërgojnë të gjithë anëtarëve të Interpolit letra se duhet të votojnë për Kosovën, ndërsa dikush ankohet pse ne lobojmë për mosnjohje të Kosovës.

Këto janë ankesa cinike, por duket se kjo u pengon, pra u pengon që nuk janë gënjeshtra”, ka theksuar Daçiç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button