Si duhet luftuar ndotja e ajrit!?

Ndotja e ajrit, e njohur ndryshe edhe si vrasësi i heshtur është fenomen me të cilin ballafaqohen sot shtetet, bile edhe ato më të zhvilluara. Nga kjo dukuri nuk është i kursyer asnjë vend, asnjë shtet, asnjë qytet e asnjë vendbanim. Pra, kemi të bëjmë me një dukuri globale, e cila po ashtu kërkon reagim global.

Andaj, në luftimin e ndotjes së ajrit duhet përdorur të gjitha masat e nevojshme, si në nivel lokal, ashtu në nivel regjional, po ashtu edhe në nivel global.

Masat që i rekomandojmë u dedikohen shteteve, respektivisht qyteteve me ajër më të ndotur, para se gjithash atyre të Ballkanit perëndimor në përgjithësi, si dhe Maqedonisë dhe Kosovës, në veçanti. Veçohen Maqedonia dhe Kosova, ngase numërohen ndër vendet e para në Evropë me ajër më të ndotur.

Masat që duhet aplikuar urgjentisht për luftimin e ndotjes së ajrit janë:

  1. Të ndiqet shembulli i Parisit në luftimin e ndotjes së ajrit. Paris morri vendim që i tërë transportin publik të jetë falas në luftën kundër ndotjes së ajrit, edhe atë për 10 vitet e ardhshme. Qytetarët e Parisit mund të përdorin transportin publik falas çdo të dytën ditë pune. Autoritetet e Parisit kanë bërë të ditur se vetëm shoferët me targa me numër tek të regjistrimit mund të lëvizin në rajonin e kryeqytetit, edhe atë të mërkurave. Ata që shkelin këtë ndalesë gjobiten me 35 euro. Kjo masë kaq e ashpër që e ndërmori Parisi në luftë kundër aero-ndotjes, vjen si rezultat i prezencës së grimcave PM10 në më shumë se 80 mikrogram për metër kub, gjë e cila shkaktoj alarmin e ndotjes.
  2. Të ndiqet shembulli i Bullgarisë në luftimin e ndotjes së ajrit duke kërkuar përgjegjësi nga kryetarët e komunave. Kohëve të fundit Bullgaria morri vendimin e shumë pritur lidhur me ndotjen e ajrit. Çështja e ndotjes së ajrit është çështje që u takon kryetarëve të komunave. Andaj, për çdo tejkalim të kufijve të ndotjes së ajrit, përgjegjësia dot bie në supet e kryetarëve të komunave.
  3. Të respektohen standardet më të rrepta të emetimit të CO2, që i miratoj këshilli i ministrave të BE për mjedis jetësor. Në tetor të vitit 2018 në Luksemburg, Këshilli i ministrave të mjedisit të shteteve anëtare në BE arritën marrëveshje mbi rregulloren e propozuar mbi standardet e CO2 për makinat dhe furgonët. Këshilli i ministrave ra dakord për standardet dhe objektivat e reja për emetimet e CO2 të makinave dhe furgonëve. Emetimet mesatare të CO2 të automjeteve të reja të regjistruara në BE do të jenë 15% më të ulta deri në vitin 2025, kurse deri në vitin 2030 do të ulen deri më 35%. Në këtë drejtim, i bëj apel edhe komisionit Evropian që në raportin e radhës së progresit për vendet e Ballkanit perëndimor, këto rregulla të reja mbi mbrojtjen e mjedisin jetësor, që kanë të bëjnë me emetimin e CO2, si dhe implementimin në praktikë të marrëveshjes së Parisit, të jenë imperativ dhe të zënë vend qendror në raportin i cili pritet të miratohet së shpejti.
  4. Të futen në implementim 25 zgjidhjet për luftimin e ndotjes së ajrit që u miratuan në Samitin e Parë Global të Ndotjes së Ajrit dhe Shëndetësisë në Gjenevë, në të cilin morën pjesë ekspertë si dhe përfaqësues të qeverive nga mbar bota. Këta zgjidhje kryesisht kanë të bëjnë me mbrojtjen nga ndotja e ajarit, edhe atë: kontrolli i të djegurave, Përmirësimi i standardeve të emetimeve industriale, Përmirësimi i standardeve të emisioneve për automjetet, Inspektimi dhe mirëmbajtja e mjeteve, Kontrollimi i pluhurit, Mbetjet e kulturave bujqësore, Djegia e mbeturinave shtëpiake, Parandalimi i zjarreve të pyjeve, Menaxhimi i plehut organik, Përmirësimi i përdorimit të plehrave të azotit, Përmirësimi i furrave me tulla, Transporti ndërkombëtar, Përdorimi i tretësit dhe rafineritë, Shkoni për gatim të pastër dhe ngrohje, Kalo në burimet e rinovueshme për prodhimin e energjisë, Përmirësimi i efikasitetit të energjisë për familjet, Zbatimi i standardeve të efiçencës së energjisë për industritë, Nxitja e automjeteve elektrike, Përmirësimi i transportit publik, Menaxhimi i mbetjeve të ngurta, Menaxhimi Bujqësor i orizit, Trajtimi i ujërave të zeza, Përmirësimi i efikasitetit të minierave ekzistuese të qymyrit, Përmirësimi i prodhimit ekzistues të naftës dhe gazit, zëvendësimi i lëngjeve të ftohta.
  5. Me aktivitete të shumta të shënohen ditët botërore që u dedikohen mbrojtjes së ambientit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button