Shqiptari fiton Guinness, mbi 1 milion komente në Facebook

Rrjeti social “Facebook”, i renditur sipas studimeve rrjeti me popullsinë e tretë më të madhe në botë pas Indisë dhe Kinës (kjo e fundit e ka të ndaluar Facebook-un në vend) është kthyer edhe për shqiptarët një nga rrjetet me përdorim masiv, ku përveç interesave personalë komunikohen mesazhe informative, argëtuese, politike e kombëtare.

Gentjan Çekelli, një shqiptar i zakonshëm, është bërë tashmë një emër i përveçëm për shkak se ka marrë mbi 1 milion komente një temë të caktuar dhe me të ka thyer rekordin Guinness.

Suplementi Summer Time në “KJ” thotë se ka siguruar certifikatën e dhënë nga rekordet botërore, të cilën mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare të “Guinness”, ndërsa motivi i dhënë për këtë rekord mund ta lexoni në vijim: “Jeta osh qef” që përkthehet “Life is funny” në anglisht, nga gjuha shqipe.

Faqja është më e madhja dhe aktivja në Shqipëri (Me më shumë se 666,000 “like”), dhe përdoret si një vend takimi dhe diskutimi për banorë të Shqipërisë.

Përpjekja për rekord është bërë për arsye, sepse viti 2012 shënon 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe krijuesi i faqes, Gentjani, dëshironte që ta bënte këtë rekord si një dhuratë për vendin e tij për këtë rast të veçantë”. Dhe në fakt ia ka dalë! Bravo Gentjan! /noa.al

Lajme të ngjashme

Back to top button