Zgjedhjet vendore në Shqipëri do të mbahen më 30 qershor 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka caktuar mbajtjen e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më 30 qershor të vitit 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dekretoj që zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019”, thuhet në dekretin e Metës, ka njoftuar Presidenca e Shqipërisë.

Kujtojmë se zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri janë mbajtur më 21 qershor 2015.

Me reformën e re administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Shqipëri ka 61 bashki në të gjithë vendin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button