Gjermani, ish-shefi i spiunazhit shkarkohet për shkak të komenteve kontradiktore

Ish-shefi i spiunazhit të Gjermanisë është dërguar në pension të parakohshëm pas komenteve të tij kontradiktore mbi qeverinë e koalicionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, në një konferencë për media në Berlin tha se kritikat e Hans-Georg Maassen mbi politikën e koalicionit për migracionin dhe komentet e tij mbi partnerin e koalicionit të Social Demokratëve (SPD) janë “të papranueshme”.

Sipas mediave lokale, në një takim të fundit me dyer të mbyllura të shefave të inteligjencës evropiane, Maassen kritikoi politikën e migrimit të qeverisë si “naive” dhe disa politikanë të SPD-së i përshkroi si “forca radikale të krahut të majtë”.

Maassen, i cili kishte udhëhequr për gjashtë vjet agjencinë gjermane të inteligjencës BfV, është një figurë e diskutueshme.

Në muajin shtator, qeveria vendosi ta transferojë atë nga drejtues i BfV-së në një post të lartë në Ministrinë e Brendshme, pasi ai kritikoi publikisht anëtarët e qeverisë për komentet e tyre mbi dhunën kundër emigrantëve në Gjermaninë lindore.

Ai po ashtu ishte nën zjarr nga Social-Demokratët për kontaktet e tij të dyshuara me politikanë të lartë nga ekstremi i djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila hedh poshtë një platformë anti-migracioni dhe anti-islame.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button