Inspektorët lëshuan 24 ndalesa për punë

Inspektorati shtetëror për punë sot deri në ora 14 ka dhënë 24 vendime për ndalesë të punës dhe 7 vendime për mungesë të konstatuar të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, për shkak të rrezikut të vërtetuar të drejtpërdrejt mbi shëndetin e të punësuarve ( temperature të larta dhe rrezatim të rritur të UV-së.)

Sot janë bërë 77 vëzhgime inspektive (73 të rregullta dhe 4 kontrolluese) nga sfera e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës në territorin e vendit. Vëzhguesit do të vazhdojnë edhe nesër nëse vërtetohet mosrespektimi i ndalesave do të pasojnë edhe kallëzime kundërvajtëse të kategorisë së tretë në vlerë prej 5.000 deri 8.000 euro për subjektin e parë dhe 500 deri 1.000 euro për personin përgjegjës të subjektit juridik. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button