U dënua me tre vjet burgim ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet burgim ish-kryetarin e komunës së Lipjanit dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Shukri Buja, nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”, transmeton REL.

Bashkë me Bujën, të akuzuar në këtë rast ishin edhe nëntë persona të tjerë.

Ky gjykim, përbën një nga rastet e shënjestruara edhe nga Bashkimi Evropian në kuadër të kritereve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ndërlidhen me liberalizimin e vizave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button