Maqedoni, kërkohet lehtësim i marrjes së vizave për turistët

Nëse për një periudhë të shkurtë nuk lehtësohet procesi për marrjen e vizave për turistët nga Kina dhe vendeve të Lindjes së Mesme, Maqedonia do të anashkalohet si destinacion turistik dhe do ta humb mundësin për ti rritur të ardhurat nga turizmi, vlerësojnë nga Shoqata për shërbime hotelierie dhe turizëm, në kuadër të Odës Ekonomike, njofton Portalb.mk.

Nënkryetari i Shoqatës, Sllave Siraçevski, thotë se Ballkani është rajoni për të cilin vitet e fundit më së shumti janë të interesuar turistët nga Kina. Sipas kjo çështje duhet të rregullohet pasi që ndikon në rritjen e të ardhurave nga turizmi në vend.

“Prandaj, duhet të mendohet se si t’u mundësoni këtyre turistëve të mos e shmangin vendin për shkak të vështirësisë për të marrë viza. Ka mundësi të bëhen ndryshme për lehtësim. Njëra është që ata të mund të marrin një vizë pas uljes së avionit në një nga vendet e rajonit. Ne e lëmë zgjedhjen e lehtësimit për ta bërë institucionet, por kjo të bëhet sa më shpejt që është e mundur”, thotë Siraceski.

Nga Shoqata thonë se deri më tani kanë dërguar dy kërkesa për takim në Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, por nga ministritë kanë marrë vetëm përkrahje dhe shpjegim se duhet të respektohen procedurat që zgjasin më së paku dy vjet. Nga kjo Shoqatë njoftojnë se sot do ta dorëzojnë kërkesën e tretë.

Lehtësim të procesit për marrje të vizës kanë vendosur, Serbia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnje dhe Hercegovina, me qëllim të tërheqjes së numrit më të madh të turistëve nga Kina, Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite. Të dhënat tregojnë se vetëm për një vit pas lehtësimit të marrjes së vizave në Serbi është trefishuar numri i turistëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button