fbpx

“Bombë”: Jankullovska për ndarjen e eurove para zgjedhjeve: Risto është kompetent për “shiptarite”, Dragi për serbet

Në seancën e sotme të rastit “Titanik” u publikua edhe një bombë nga periudha para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 në të cilën flitet për ndarjen e parave. Ministrja atëhershme e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska në një bisedë me Dragin thotë:

“Kire do t’i japë 1.200 euro Snajperit, por ai nuk e ka kuptuar se janë për Dragin, ti je për serbet, ndërsa Risto për ‘shiptarite’”, thotë Jankullovska.

Pastaj shpjegon se serbet i kanë premtuar 75.000, ndërsa Dragi ka pritur t’i marrë. Dhe i thotë bashkëbiseduesit: “Ti Snajperit ja ke dhënë për ‘shiptarite’, sepse të gjitha janë për serbet”, thotë Jankullovska.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

Ndryshe, në rastin “Titanik”  akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Bombat e publikuara në gjykatë për “Titanik”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button