fbpx

Debati për modelin e DSK-së: Të mundësohet ngritje profesionale e agjentëve të sigurisë

Modeli i ri i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim i cili ende nuk është zgjedhur, nuk duhet të mundësojë vetëm mënyrë të re të funksionimit, por edhe ngritje të kapaciteteve ekzistuese të kuadrit në sistemin e shërbimeve të sigurisë në Maqedoni, u tha në debatin e tretë “Reformat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim”, që u mbajt sot në Fakultetin e Sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Drejtorisë për Zbulim,  Zoran Ivanov tha se sipas Raportit të Pribesë, qëllimi i reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë është që sigurohet kuadër profesional i cili “nuk do t’i keqpërdor autorizimet e tija dhe do t’i përmbush të njëjtat, ashtu siç parashihen me ligj”.

“Reformat që po realizohen duhet të mundësojnë, që edhe ne profesionistët, që për vite me radhë e punojmë këtë profesion, të plotësohem dhe të ngrihemi në profesion”, tha Ivanov.

Se modeli i ri i DSK-së duhet të ofrojë kuadër profesional i cili duhet të të ndihmojë në rreziqe dhe të garantojë siguri, pajtohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Të ofrojë model të mirë për mbrojtjen e sigurisë nacionale, të funksionojnë shërbime në pajtueshmëri me standardet dhe rregullat ndërkombëtare duke mbrojtur dhe garantuar interesin shtetëror, të mundësojë shërbimet të veprojnë pa ndikim nga politika, por edhe në mënyrë të pavarur nga strukturat kriminele. Të rritet efikasiteti i tyre edhe në ofrimin e ndihmës nga rreziqe. Modeli duhet të mundësojë përveç funksionim të efikas të DSK-së, edhe formim të kuadrit profesional të cilët mund të ndihmojnë në rreziqet”, tha Spasovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas dekanit të Fakultetit të Sigurisë, Nikolla Dujoski, procedura për realizimin e reformave në këtë sistem, bëhen në mënyrë objektive, që edhe ekspertët të jenë më të sigurt në rekomandimet e tyre.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim , Goran Nikolloski vlerësoi se që sistemi i shërbimeve të sigurisë të funksionojë si duhet, duhet të formohet trup formal i ri koordinues i sistemit, të precizohet roli i presidentit të shtetit dhe të miratohet ligj i cili do të definojë mandatin dhe rolin e agjentëve.

“Definitivisht presidentit i shtetit do të ketë në shërbim produktet tona, por kush do të menaxhojë me këto shërbime të sistemit të sigurisë”, tha Nikolloski i cili në fillim njoftoi se modeli i ri i DSK-së ende nuk është zgjedhur, dhe vendimin përfundimtar për të do ta japë Qeveria, për shkak se ajo ka legjitimitetin për të sjellë vendime.

Reformat në sistemin e shërbimeve të sigurisë në pesë hapa:

Hapi i parë: Formimi dhe nisja me punë e Agjencisë Teknike Operative (ATO),
Hapi i dytë: Zgjedhja e modelit funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK),
Hapi i tretë: Formimi i trupit formal të pavarur që do të mundësojë koordinim dhe menaxhim formal ndërmjet institucioneve të sistemit të shërbimeve të sigurisë,
Hapi i katërt: Diskutim i segmenteve të ndryshme të sistemit të shërbimeve të sigurisë – roli i presidentit të shtetit dhe
Hapi i pestë: Miratimi i ligjit për shoqërinë e zbulimit dhe sigurisë nëpërmjet të cilit do të definohet mandati i çdo individi (vendim i Qeverisë së Maqedonisë).

Për momentin, procesi i reformave në sistemin e shërbimeve të sigurisë është në fazën e dytë – përzgjedhjen e modelit të DSK-së i cili është në fazën e procesit konsultativ i cili do të përfundojë më 15 nëntor, duke dorëzuar modelin për miratim në Qeverinë e Maqedonisë.

Përndryshe, Diskutohet për tre modele të tranformimit të DSK-së: Modeli i parë – parasheh ndarjen e DSK-së nga MPB-ja, si një organ i veçantë dhe i pavarur, Modeli i dytë – parasheh vazhdimin e modelit të deritanishëm me të cilin Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim mbetet në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Modeli i tretë – parasheh bashkimin e DSK-së me Agjencinë e Inteligjencës, që nënkupton formimin e një organi të veçantë të administratës shtetërore.

LEXO: Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

Përndryshe, ekspertët për siguri, kanë vlerësuar se modeli më i mirë për t’u reformuar Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), është të ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të funskionojë si organ i pavarur.

Pjesë e grupit punues janë 32 anëtarë nga institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare.

Modeli funksionues, DSK-ja të ndahet nga MPB-ja

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button