fbpx

Tetovë, në “Lagjen e Romëve” djegie masive të mbeturinave, tymi helmon banorët (FOTO)

Zjarr tym dhe erë të keqe, sot në mëngjes është ndjerë në “Lagjen e Romëve” në Tetovë, pasi që disa qytetarë të pandërgjegjshëm u kanë vënë flakën mbeturinave në deponinë e egër që ndodhet në këtë lokacion, njofton Portalb.mk.

Ekipi ynë, ka qenë në terren ku vendi i vërshuar nga mbeturinat është kapluar nga zjarri dhe tymi i cili e ndot ambientin, gjegjësisht ajrin. Nuk arritëm që t’i shohim personat që i kanë djegur mbeturinat, por rreth zjarrit silleshin vetëm disa fëmijë.

Djegia masive e mbeturinave ka bërë që banorët të cilët jetojnë në këtë lokacion të ndjejnë erë të keqe, nga helmi i tymit që është shpërndarë.

QYTETARËT DUHET TË PARAQESIN DJEGIET E MBETURINAVE DHE NDOTJEN AJRIT NË NUMRIN 0800 55 043 OSE NË E-REPORT.

Më poshtë mund të mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes:

Djegia e deponisë në "Lagjen e Romëve", Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në “Lagjen e Romëve”, Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në "Lagjen e Romëve", Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në “Lagjen e Romëve”, Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në "Lagjen e Romëve", Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në “Lagjen e Romëve”, Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në "Lagjen e Romëve", Tetovë, 05.11.2018
Djegia e deponisë në “Lagjen e Romëve”, Tetovë, 05.11.2018

Ndryshe, Tetova edhe më tej po lufton me ndotjen e ajrit dhe është në listën e qyteteve më të ndotura në botë. Situata veçmas përkeqësohet kur fillon sezoni i ngrohjes, pasi që një numër i madh i qytetarëve ngrohen me drunj. Informatat e Organizatës Botërore të Shëndetit se qytetarët e Maqedonisë po thithin ajër më të ndotur në Evropë, kanë shkaktuar një sërë reagimesh te qytetarët, të cilët shprehen se më së shumti janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre,.

Problem shtesë janë edhe situatat e këtilla, sikur kjo e sotmes kur qytetarët e pandërgjegjshëm i djegin mbeturinat në ambient të hapur, me çka plotësisht ndotet ajri, i cili edhe ashtu nuk është cilësor.

Inspektorati i padobishëm

Djegie të mbeturinave në Tetovë ka vazhdimisht, por rrallë ose asnjëherë nuk kapen autorët.
Kjo ndodh për arsye të mosveprimit në kohë të autoriteteve të rendit dhe të Inspektoratit Komunal. Rasti i fundit ishte më 20 shtator të këtij viti, ku gjatë orëve të mëngjesit banorët në disa lagje të Tetovës raportuan se po ndiejnë erë të keqe, e cila sipas të gjitha gjasave vinte nga djegia e mbeturinave, megjithatë inspektorët janë vonuar dhe nuk kanë arritur që në kohë t’i kapin ndotësit.

Rast që duhet përmendur është edhe ai i djegies masive të deponisë në hyrje të Tetovës, që edhe pas 1 viti, autoritetet e rendit dhe ndjekjes ende nuk kanë arritur që t’i gjejnë autorët dhe t’i vendosin përpara drejtësisë.

LEXO: Tetovë, ndotësit e ajrit zgjohen më herët se inspektorët komunal
LEXO: Një vjet nga djegia e deponisë së Tetovës, zjarrvënësit ende në liri

Momentalisht, cilësia e ajrit në Tetovë është diç më shumë se e lejuara, gjegjësisht ka 61 mikrogramë grimca PM10, apo 11 më shumë se e lejuara. Për të parë gjendjen e cilësisë së ajrit klikoni: KËTU.

LEXO: 2013 – The Guardian: Shkupi dhe Tetova ndër qytetet më të ndotura në Evropë
LEXO: 2014 – Qytetet me të ndotura të botës, Shkupi e Tetova në Top Listë
LEXO: 2015 – Tetova lider i qytetit më të ndotur në botë, paralajmërohen protesta
LEXO: 2016 – 298 ditë gjatë vitit, tetovarët kanë thithur ajër të ndotur
LEXO: 2017 – “THE GUARDIAN”: Tetova më e ndotura në Evropë

Ndotja e ajrit në Tetovë – tregim që vazhdimisht po përsëritet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button