Masat kundër ndotjes së ajrit duhet të fillojnë prej ekonomive familjare (Infogram)

Masat që duhet të zbatohen për reduktimin e ndotjes duhet fillojnë nga ekonomitë familjare, ka vlerësuar akademiku Gligor Kanevçe në konferencën “Ndotja e qyteteve në Republikën e Maqedonisë: cilat janë zgjidhjet?”, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Masat që duhet të zbatohen për reduktimin ndotjes duhet të fillojnë nga ekonomitë familjare. Duhet të kenë koftorë me efikasitet të lartë, të përmirësohet izolimi i shtëpive ekzistuese dhe të shfrytëzohen pompa termale. Ndërkaq, në industrinë duhet të ketë pastrim me efikasitet më të lartë dhe lëndë djegëse me shkallë të ulët të emitimit për t’u përmirësuar efikasiteti energjetik, zhvillim i degëve ekstensive energjetike dhe të inkorporohen masa për reduktim të emitimeve në ndërtimtari”,  propozoi Kanevçe.

Problemi nuk është në ligje, konsideron akademiku Taki Fiti, por në zbatimin e tyre.

“Nuk zbatohen ligjet dhe kjo vërehet edhe me sy mbyllur”,  theksoi Fiti.

Kjo, sipas tij, u mundëson kompanive t’i shmangin obligimet për mbrojtje të mjedisit jetësor.

“Qëllim themelor i kompanive në ekonominë e tregut është të maksimizojnë fitimin. Nëse dëshironi të maksimizoni fitimin, nëse ua lejon dikush atë, ju nuk do të instaloni filtra për pastrim të ajrit, nuk do të instaloni teknologji për pastrim të ujit, por thjeshtë do t’i hidhni në ajër, në lumin në afërsi dhe do të degradoni mjedisin jetësor. Pse? Për shkak se, nëse investoni në teknologji për mbrojtje të mjedisit jetësor, ju rriten shpenzimet dhe ju zvogëlohet profiti. Donë të thotë, tregu ju detyron atë ta bëni, profiti. Mirëpo, për atë arsye shteti duhet të thotë stop”,  thotë akademiku Fiti.

Ekonomitë shtëpiake, përkatësisht ngrohja me drunj dhe industria, veçanërisht prodhimtaria e energjisë elektrike dhe termale, janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit sipas të gjithë parametrave, që është dokumentuar në dhjetëra raporte.

Për shembull, në raportin e fundit të përgjithshëm vjetor për gjendjen në mjedisin jetësor, të publikuar nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, thuhet:

“Djegia e drurit për ngrohje në ekonomitë shtëpiake është burim kryesor në emitimet e përgjithshme nacional të grimcave të forta me pjesëmarrje prej 44 përqind deri 63 përqind (varësisht nga madhësia e grimcave), si dhe në emitimet e përgjithshme të monoksid karbonit me pjesëmarrje prej 65 përqind”, thuhet në raport.

“Meta” ka publikuar disa storie dhe infografe për shkallën e vdekshmërisë si rezultat i ndotjes së ajrit, shkalla e ajrit të ndotur dhe për funksionimin jo të plotë të pikave matëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button