Ministria e Drejtësisë prej vitit 2017 nuk është anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik

Do të kryejmë reforma serioze edhe në Prokurorinë Publike.

Ministria e Drejtësisë nuk do të jetë anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik

[BURIMI: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“, faqe 233, data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit 2016, LSDM premtoi se në gjashtë muajt e parë të mandatit do të realizohen reforma serioze në Prokurorinë Publike dhe “ministri i Drejtësisë nuk do të jetë anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik”. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve dhënë në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“, i cili është pjesë përbërëse edhe e “Planit 180 – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 6 muajt e parë” (faqe 233), është tërësisht jologjike. Premtimi i përmendur duket edhe qesharak, sepse ministri i Drejtësisë prej vitit 2001 nuk është anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik. Duke pasur parasysh këtë fakt, sipas Metodologjisë së “Vërtetmatësit”, premtimin e vlerësojmë si “jokonsekuent”

Ministri i drejtësisë ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik prej dhjetorit të vitit 2007, kur është miratuar: Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë, deri në korrik të vitit 2017, kur janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë. Sipas këtyre ndryshimeve ligjore, të cilat janë publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Drejtësisë (LDBIS – Baza e ligjeve, akteve nënligjore dhe rregulloreve të tjera), ministri më nuk është pjesë përbërëse e këtij trupi. Më konkretisht, në vendimin aktual qëndron:

Këshilli përbëhet prej 11 anëtarëve, prej të cilëve 

  • sipas funksionit anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publik në Republikën e Maqedonisë jane prokurorët publik
  • një anëtar të Këshillit e zgjedhin prokurorët publik në Prokurorinë Publike në Republikën e Maqedonisë, prej radhëve të tyre,
  • një anëtar të Këshillit e zgjedhin prokurorët publik prej zonave të prokurorive të Larta Publike Manastir, Gostivar, Shkup dhe Shtip, prej radhëve të tyre, 
  • një anëtar i Këshillit i përket bashkësisë e cila nuk është shumicë në Republikën e Maqedonisë, e zgjedhin të gjithë prokurorët publik në Republikën e Maqedonisë, prej radhëve të tyre
  • katër anëtarë të Këshillit i zgjedh Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga radhët e profesorëve universitar të drejtësisë, avokatë dhe juristë të tjerë të shquar, prej të cilëve dy janë të bashkësive që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

Burim: Vërtetmatësi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button