Mickoski: Do të ngre padi kundër LSDM-së për shpifje, por edhe për shkeljen e integritetit dhe kredibilitetit në internet

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në intervistë për televizionin Sitel tha se për momentin në Maqedoni ka qeveri e cila nuk ka suksesi në asnjë plan, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me akuzimet nga ana e LSDM-së dhe sulmet e çdoditshme rreth pronësisë së firmave të dyshuara, Mickoski tha se ata janë fryt i angazhimit të tyre profesional dhe kjo bëhet për ta zhvlerësuar dhe diskredituar atë si personalitet.

“Unë e kam treguar qëndrimin tim, po në të kaluarën si fryt i punës time në plan profesional vendosa që në një pjesë të mjeteve t’i investoj në vend në një kompani ku posedoj 7 për qind nga aksionet e projekteve me të cilat jam marrë gjithë jetën, dhe nga fusha e energjetikës”, potencoi Mickoski.

Mickoski paralajmëroi se në Maqedoni në kuadër të sistemit juridik do të ngrejë padi para institucioneve kompetente kundër LSDM-së për shpifje, por edhe për shkeljen e kredibilitetit dhe integritetit të tij.

Mickoski pret kritika të ashpra në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button