Arrestohet se ka puthur të dashurën në publik (VIDEO)

Të dielën, para kishës në qytetin meksikan Leon janë mbledhur dhjetëra çifte të cilët nëpërmjet të puthjeve kanë protestuar kundër arrestimit të një personi i cili është puthur me partneren e tij në një vend publik. 

Kjo protestë është mbajtur në të njëjtën kohë kur ka filluar edhe mesha në kishë, ndërsa këtë veprim të pazakontë e kanë përkrahur edhe disa priftërinj. 

“E putha Majrën, të dashurën time dhe menjëherë filluam të dëgjojmë brohoritje “Këtu ka fëmijë!”. Ne nuk ishim lakuriq dhe nuk po bënim ndonjë skenë pornografike”, u shpreh Manuel Barumen, 38 vjeçari i cili u arrestua nga ana e policisë dhe kaloi 12 orë në stacion policor.
Shteti Guanahuato në Meksikë, kryeqyteti i të cilit është Leoni, është një ndër shtetet më kontroverse në Meksikë dhe ky nuk është rasti i parë i tillë që ndodh atje.

Protesta të ngjashme me puthje kanë ndodhur edhe në Kili për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve nga sistemi shkollor. Shikoni videon/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button