Në Mosul, rrogat ndahen me taksi

Qe kur xhihadistët u dëbuan nga Mosuli vitin e kaluar, shoferi i taksisë Abu Aref transporton më shumë sesa vetëm njerëz: ai lëviz rregullisht me tufa parash nëpër zarfa. Kjo është mënyra sesi paguhen rrogat dhe faturat në qytetin e dytë më të madh të Irakut, transmeton Top Channel.

Edhe pse bankat janë rihapur që kur Mosuli iu shkul nga duart shtetit islamik, autoritetet vendase i druhen një vërshimi të parave që mund të ndihmojnë financimin e grupit të dhunshëm.

Ndaj bankat, pikat e këmbimit valutor dhe kompanitë e transfertave të parave shohin të dëshpëruara sesi terrenin e kanë pushtuar metodat rudimentare.

Abu Aref rrëfen për AFP se zakonisht lëviz me 10.000 deri ne 50.000 dollarë me vete.

“Paratë i fus në një zarf të madh, të cilin e ngjis pastaj poshtë ndenjëses time. Pavarësisht rrezikut, biznesmenët mi besojnë paratë e tyre sepse nuk kanë zgjidhje tjetër”, tregon Abu Aref, shofer taksie.

Dhe në fakt, udhëtimi është i mbushur me risqe të mëdha. Një prej kolegeve të tij u bë së fundi viktimë e një grabitjeje në rrugën ndërmjet Mosulit dhe Baijit.

ISIS e sulmoi Mosulin në 2014-ten e mori qindra milionë dollarë nga dega e Bankës Qendrore të Irakut atje si dhe institucione të tjera financiare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button