Hoxhaj: Të kushtëzohet BE-ja nëse s’ndodh liberalizimi

Numri dy i qeverisë dhe PDK, Enver Hoxhaj, konsideron se Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj Bashkimit Evropian nëse deri në fund të vitit nuk merret vendimi për liberalizimin e vizave.

Madje, zëvendëskryeministri Hoxhaj thotë se, nëse s’ka vendim sivjet, Kosova duhet të vendosë politikën e kushtëzimit në raport me BE-në, transmeton Gazeta Shqip.

“Jam për atë që ne duhet ta kultivojmë një politikë të kushtëzimit nëse BE i diskriminon qytetaret e Kosovës”, ka thënë Hoxhaj

Ai thotë se udhëheqësit e vendeve të BE-së prej vitit 2016 kanë deklaruar në Prishtinë e Bruksel se posa të miratohet demarakcioni me Malin e Zi do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

“Deri më tani ne kemi pasur informata ku Komisioni Parlamentar, Komisioni Evropian e Parlamenti Evropian kanë dalë me deklarata se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret. Tash, situata e brendshme në secilin vend anëtar dhe konteksti i brendshëm brenda BE’së nuk është arsye të ndikojë nëse do të ketë liberalizim të vizave në dhjetor apo jo. Nëse ndodh kjo nuk kemi pse t’i besojmë BE-së për asnjë premtim në raport me Kosovën dhe Serbinë. Nëse BE’ja s’i mban premtimet e veta, do ishte absurde t’i besojmë kur thotë se Serbia do të njohë Kosovën. Kështu që, asnjëherë s’ka pas një situatë ku kredibiliteti i BE-së ka qenë në pikëpyetje siç mund të jetë në nëntor dhe dhjetor”, ka deklaruar Hoxhaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button