Ambasada e Gjermanisë në Shkup i përgënjeshtron informatat për heqjen e vizave të punës pas 1 janarit

Ambasada gjermane kumton se  nuk janë të sakta raportimet  për ligjin e ri  që do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2019 me të cilin qytetarët  nga vendet të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian do t’u mundësojë të punësohen në ndonjë shtet të Unionit nën kushtet e njëjta si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së, transmeton Alsat M.

“Qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së  u nevojitet sikur deri tani, ashtu edhe pas 1 janarit të vitit 2019, vizë pune valide në Gjermani. Kërkesa për vizë  mund të dorëzohet  vetëm në Ambasadën gjermane në Shkup dhe vetëm atje jepen vizat”, saktësojnë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Ambasada tregon edhe njëherë në atë se ajo nuk bashkëpunon me ndërmjetësues ose agjenci.

“Përmes tyre nuk mund të merret as termin më herët ose të përshpejtohet  procedura e vizave. Taksa për vizë arrin  sipas rregullave 75 euro dhe paguhet me para në dorë dhe vetëm në euro, direkt në sportelin e vizave kur dorëzohet kërkesa për vizë. Taksa të tjera nuk ka në Repartin e vizave. Marrja e formularëve dhe e udhëzimeve, si dhe caktimi i terminit  janë falas”, shtojnë nga Ambasada Gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button