fbpx

5 aplikacionet dhe shtojcat për iPhone të cilat patjetër duhet t’i keni

Paraqitja e iPhone bëri ndryshime të mëdha në jetët tona dhe si po kalon koha ashtu edhe po rritet popullariteti i tij. Më poshtë ua paraqesim aplikacionet më të kërkuara dhe më tërheqëse për të gjitha moshat.

Instaprint

Instaprint është një shtojcë e aplikacionit Instagram e cila nuk ka nevojë për ngjyrë në formë vaji, por të gjitha ngjyrat i nxjerr direkt nga letra. Pritet që së shpejti të dalë në shitje. 

Sphero

Bëhet fjalë për topin e parë robot të cilin mund ta kontrolloni nëpërmjet aplikacionit nga iPhone juaj. Kjo jep mundësinë edhe për këngë dhe kombinime me disa këngë me çka krijohet një gërshetim i botës reale dhe asaj virtuale nëpërmjet lojës. Çmimi i Sphero është 129 dollarë.

Jawbone Up

Me ndihmën e këtij aplikacioni dhe shtojcën e cila vendoset në dorë ju mund të keni vazhdimisht informata në lidhje me atë se sa kohë bëni gjum, si i kaloni fazat e gjumit, sa ecni, sa kalori harxhoni dhe të tjera. Çmimi i kësaj shtojce është 184 dollarë.

Withings blood pressure monitor

Kjo shtojcë në bashkëpunim me aplikacionin u mundëson matjen e shtypjes së gjakut dhe rrahjet e zemrës. Shtojca e cila kushton 112 dollarë lidhet direkt me iPhone-in, iPod-in apo iPad-in tuaj  dhe bën matjen e shtypjes.

Griffin Helo TC helicopter

Me ndihmën e një joystick-u mund ta lëvizni para, mbrapa dhe anash helikopterin të cilin mund ta bleni për 60 dollarë. 

Më poshtë ua paraqesim videot për secilën nga këto./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button