Mitko Jançev: Nuk kemi sigurim, bashkëshortja dhe fëmijët dalin me mua

Kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, thotë se familja e tij ka filluar të qetësohet pas kërcënimeve me jetë, të dërguara para disa ditëve drejt tij dhe bashkëshortes së tij Veselka, njofton Portalb.mk.

“Me bashkëshorten, ata janë prindër të tre fëmijëve të mitur, Nikolla, Stojançe dhe Milla. Në bisedë për “Fokus” Jançev zbulon se pas të gjithë ngjarjeve shqetësuese, ata lëvizin pa sigurim nëpër qytet.

“Të gjithë jemi qetësuar tani. Bashkëshortja dhe fëmijët lëvizin lirë nëpër qytet, nuk kemi sigurim, dalin bashkë me mua, kur kam kohë të lirë”, thotë Jançev.

I pyetur nëse është zbuluar identiteti i kërcënuesit, ai thotë se nuk ka informata të tilla, por konfirmon se është i kënaqur nga puna e MPB-së, ku i ka paraqitur kërcënimet përpara disa ditëve.

Nënkryetari i përjashtuar i VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev është kërcënuar me jetë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button