Shaqiri: Jam fitues i Ligës së Kampionëve, meritoj më shumë respekt

Lojtari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri beson se atij nuk i sigurohet respekt i mjaftueshëm si një lojtar edhe pas arritjes së tij me Bayern Munichun, ku fitoi Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi 27-vjeçar i Zvicrës ishte një fitues i dyfishtë i Bundesligës me ekipin gjerman, si dhe një anëtar i skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve më 2012-13.

Shaqiri ishte një zëvendësues i papërdorur në finalen e luajtur në stadiumin Wembley, por thotë se ndihet se arritjet e tij janë eklipsuar në mendjet e tifozëve anglezë pas rënies nga kategoria në sezonin e kaluar me Stoke City.

 Shaqiri po kalon në formë të mirë te Liverpooli (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Duke qenë i zhgënjyer me Stoken, ishte një përvojë shumë e keqe për klubin dhe për mua dhe shpresoj se ata mund të kthehen shpejt”, ka thënë fillimisht Shaqiri për Mirror.

“Por, pavarësisht asaj që ndodhi atje, unë jam një fitues i Ligës së Kampionëve. Mendoj se meritoj më shumë respekt”.

“Njerëzit duhet të kujtojnë se ku kam luajtur më parë, cilësitë që kam dhe çfarë kam arritur në këtë lojë”.

“Kam luajtur për një nga skuadrat më të mëdha në botë në Munich dhe jam duke luajtur për një nga klubet e mëdha, kështu që nuk ndjej asnjë presion nga fanella e Liverpoolit”, përfundoi ylli shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button