Muin el-Merabi: 20 refugjatë të kthyer në Siri janë vrarë nga regjimi

Ministri libanez i Shtetit për Punë të Refugjatëve, Muin el-Merabi tha se 20 refugjatë të cilët janë kthyer në Siri janë vrarë nga forcat e regjimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “The Daily Star” në Liban, Merabi lidhur me refugjatët të cilët janë kthyer nga Libani në Siri deklaroi se “Rreth 20 refugjatë që janë kthyer në Siri janë vrarë nga ushtria e regjimit”.

Merabi tha se së fundmi 8 muaj më parë 3 refugjatë që ishin kthyer nga Libani në Siri janë vrarë. “Refugjatët e vrarë ishin dy fëmijë të moshave 13 dhe 14 vjeç dhe babai i tyre 50 vjeçar. Informacionet tregojnë se këta 3 refugjatë janë vrarë nga një zyrtar i lartë i ushtrisë së regjimit. Refugjatët të cilët kthehen në rajone që janë nën kontrollin e regjimit janë në rrezik për jetën”, thotë ai.

Merabi thotë se këtë vit që nga muaji korrik e deri më tani 55.000 sirianë janë kthyer në vendin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button