Për katër vite 7500 fëmijë të rinj do të përfshihen në kopshte

Për katër vitet e ardhshme, në Maqedoni shtatë mijë e pesëqind fëmijë do të përfshihen në kopshte. Përfshirja e tyre do të mundësohet nga projekti i financuar nga Banka Botërore me 30 milionë euro për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, që do të zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska vlerësoi se projekti dhe përfshirja e këtyre 7.500 fëmijëve do të rritë në 50 për qind përfshirjen e fëmijëve nga tre në gjashtë vjet në arsimin parashkollor.

Përfshirja e fëmijëve në çerdhe në Maqedoni është rreth 30 për qind dhe qëllimi është që të arrihet 50 përqindëshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button