Zëvendëskryeministri Lika nuk shkon në punë prej në Maj, ndërsa kur ka shkuar ka harxhuar 4.000 euro për kafe

Zëvendëskryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, për hotele në kuadër të institucioneve shtetërore dhe për restorante e kafene jashtë institucioneve,  kur ka shkuar në punë ka harxhuar 235.163 denarë ose 4 mijë euro, tregon mjeti për llogaridhënien e harxhimeve të bartësve të funksioneve shtetërore, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.

Këtu hyjnë 130.713 denarë për shërbime hotelerie në kuadër të institucioneve, ndërsa 104.450 denarë janë për restorante jashtë institucioneve. Jashtë shtetit ka harxhuar 5.227 denarë.

Mjeti përmban të dhëna që nga muaji maj. Që atëherë Lika ka filluar të mos shkojë në seancat e Qeverisë. Nuk ka të dhënat se përveç rrogës që e ka marrë, edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në seanca, përdor ende mjete të miratuara nga buxheti për përfaqësim jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button