fbpx

Pas katër viteve të suksesshme, Krasniqi u largua nga Kedah

Liridon Krasniqi nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së famshme nga Malajzia, Kedah.

Pas përfundimit të kontratës, si duket palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj.

E largimin nga skuadra verdh e gjelbër e ka konfirmuar vetë lojtari nëpërmjet një postimi në Instagram, transmeton Telegrafi.

Krasniqi dukej shumë i larguar nga skuadra ku bëri famë jashtëzakonisht të madhe jo vetëm në Malajzi.

“Faleminderit Kedah për gjithçka. Faleminderit Kedah që besuat te unë. Sot është një ditë e trishtë dhe po shkruaj me lot në sy, por u premtoj se kurrë nuk do t’ju harroj dhe shpresoj që të më falni nëse kam bërë ndonjë gjë të gabuar”.

“Pas katër vitesh të mrekullueshme, ndoshta një ditë do të bashkohemi sërish. Tani është koha për të thënë mirupafshim. Nuk mund ta besoj. Ju dua të gjithëve, sidomos tifozët. 105 ndeshje, 38 gola dhe 52 asistime”, ka shkruar në profilin e tij Krasniqi.

Me fanellën e Kedah, Krasniqi ka arritur të fitojë tri herë Kupën e shtetit të Malajzisë.

Vitin e kaluar Liridoni ishte shpallur edhe futbollisti më i mirë në Malajzi.

View this post on Instagram

Thank You Kedah for everything Thank You Kedah for made me what iam now Thank You Kedah for belive in Me Thank You Kedah for Pray for me – Today is a Sad Day and i have tears in my Eyes during writing this… but thats how Life is. But i promise i will never forget you. And i hope you also not me … Thanks to Coach Tan and Dato Gef who Believes in me from the first Day .. Thanks to my Teammates to the Staff Ilir patam Naser Wan Stefano & & & thanks to Sazali Feroza Sharul Farid & & To the Coaches.. if i did anything wrong to You i Apologize now Forgive me. Maybe one Day we will find back together, i had amazing 4 Seasons in my Carrier. Now is Time to say GOODBYE. ? I can’t Belive. ILoveYou All of You Special the Supporters.?? 2015-2018 / 105 Games / 38 Goals & 52 Assist Its Yor Matdon the Only One #KedahOneFamily #Baustelle #PulunKedahPulun ??

A post shared by Liridon Krasniqi (@liridonkrasniqi_8) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button