Pretendohet se është liruar princi i arrestuar në Arabinë Saudite

 Pretendohet se është liruar një nga princët që u arrestua në kuadër të “hetimeve për korrupsion” në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, duke u bazuar në burimet e sigurta, Princi Halid bin Talal, i cili është nipi i mbretit Salman bin Abdulaziz, është liruar. Ai u arrestua në janar për shkak se kritikoi “hetimet për korrupsion” që filluan vitin e kaluar në kuadër të të cilit u arrestuan një numër i madh i princëve, ministrave dhe biznesmenëve në Arabinë Saudite.

Më tej thuhet se Halid është princi i parë i liruar në kuadër të “hetimeve për korrupsion”. Burimet thonë se kjo është një përpjekje për zbutjen e kritikave dhe presioneve ndaj Arabisë Saudite pas vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Një burim nga familja mbretërore saudite ka thënë se “Qeveria saudite dëshiron që të tregojë se ka ndryshuar dhe se po ndërmerr hapa serioze në këtë drejtim. Lirimi i Princit Halid është shumë simbolike. Ai u arrestua sepse e kundërshtoi Princin trashëgimtar Muhammed bin Salman”.

Burimet e njëjta thonë se pritet lirimi edhe i personave të tjerë që janë arrestuar në kuadër të këtyre hetimeve, duke shtuar se së shpejti pritet lirimi i Princit Turki bin Abdullah, princit Abdulaziz bin Fahd dhe biznesmenit miliarder Muhammed Huseyin el Amoud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button