Ymeri: Bashkimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë, parakusht për zhvillimin ekonomik

Nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri, ka thënë se bashkimi doganor në mes Kosovës dhe Shqipërisë është i domosdoshëm, dhe është parakusht për zhvillimin ekonomik rajonal në kushte barabarësie, transmeton Telegrafi.

“Më 5 qershor të këtij viti, me propozimin tim, në emër të Grupit Parlamentar të PSD-së; Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën e cila kërkonte nga Qeveria e Republikës së Kosovës t’i nis procedurat për unifikimin doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë. Pika e përbashkët e kontrollit në kufi është një hap drejt këtij bashkimi doganor. Këtë e përshëndes. Gatishmërinë nga Kryeministri Rama për bashkim doganor po ashtu”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Ymeri po ashtu tha se të dy vendet duhet ecur tutje drejtë bashkimit doganorë. Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës, dhe kjo e rrit potencialin e dy ekonomive tona .

“Një treg Kosovë-Shqipëri është domosdoshmëri e kohës. Kjo ia rritë potencialin dy ekonomive tona, duke rritur intensitetin e shkëmbimeve tregtare, vëllimin ekonomik të prodhimeve vendore të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mundësinë e ekonomisë së shkallës.

Një treg Kosovë-Shqipëri na vendos strategjikisht në një pozicion të favorshëm ekonomik karshi rajonit. Kështu, dhe vetëm kështu, i bëjmë ballë tendencave hegjemoniste ekonomike në rajon. Ky është parakusht për një zhvillim ekonomik të rajonit në kushte barabarësie prej të cilit përfitojnë të gjithë” ka shkruar Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button