RDK: Sekretariati ekonomik i BDI-shaka pa kripë

Një shaka pa kripë, që tregon joseriozitetin e përfaqësuesve të BDI-së. Kështu e ka komentuar Artan Dika nga Rilindja Demokratike Kombëtare mbledhjen e sekretariatit ekonomik të BDI-së të realizuar ditë më parë. 

“Një sekretariat që nuk ka bërë asgjë deri tani dhe tani është mbledhur sa për të bërë një fotografi bashkë dhe për t’i mashtruar shqiptarët para zgjedhjeve lokale me një deklaratë që nëse lexohet me vëmendje tregon shterpësinë dhe kthimin në telenovela me shumë seri të disa miniprojekteve që janë duke u stërpërmendur nga BDI për më shumë se një dekadë, si: një copë ure ‘legjendare’ e Sarajit, një zonë ekonomike në Tetovë që deri tani ka mbetur zonë e lirë për qentë dhe macet endacake apo një vend i hapur me pllaka përmbi dhe parking përfund në Shkup, i cili jo vetëm që nuk i plotëson kriteret themelore urbane për të qenë shesh funksional, por edhe që i tëri do të kushtojë vetëm sa dy nga luanët e ngritur në urën afër tij” ka thënë Dika.

Sipas tij mes projekteve që janë përmendur këtu nga BDI duhet të ishte edhe i kanalizimit në Veleshtë të Strugës.

“Projekt i famshëm ky nga i cili ky fshat përmbytet me ujëra të zeza, sa herë që bie shi në vjeshtë – gjë që është treguar edhe në kronika në media – por për të cilin funksionarët e BDI-së thonë se kanë ndarë shumë para këto dhjetë vite, dhe projekti megahit i rrugës së famshme Llojan-Miratoc, që flet më shumë se të gjitha premtimet e rrejshme të përfaqësuesve të pasuruar të BDI-së” përfundon Dika.

Konkluzat nga kjo mbledhje i ka komentuar edhe ish diplomati Arsim Zekolli i cili njëkohësisht ka nxjerrë në pah problemin me investimin kontrovers rus në Maqedoni dhe heshtjen e BDI-së për këtë. portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button