OBI kritikon vendimin e Brazilit për zhvendosje të ambasadës në Kuds

Organizata për Bashkëpunim Islamik (OBI) e ka quajtur të paligjshëm vendimin e presidentit të sapozgjedhur brazilian, Jair Bolsonaro, për të zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Deklarata është shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare dhe të të gjitha rezolutave relevante të OKB-së”, tha OBI në një deklaratë me shkrim të shtunën.

Organizata pan-muslimane, i ka bërë thirrje Brazilit të përqafojë zërat që mbështesin një zgjidhje paqësore me dy shtete.

Të premten, edhe Liga Arabe i bëri thirrje Bolsonaros të pezullojë vendimin e tij, për zhvendosje të ambasadës braziliane në Kuds.

Presidenti brazilian, Bolsonaro, njoftoi të enjten synimin për zhvendosje të ambasadës së vendit të tij në Kuds, sapo të marr zyrtarisht postin.

Kujtojmë se dhjetorin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, ngjalli një kundërshtim dhe protestë botërore, si rrjedhojë e një vendimi të tij për të zhvendosur ambasadën amerikane në Kuds, dhe të njoh qytetin me statusin e kryeqytetit të Izraelit.

Menjëherë pas kësaj, lidershipi palestinez në Ramallah, hodhi poshtë rolin e SHBA-ve në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Kudsi Lindor, për të cilin palestinezët shpresojnë të jetë kryeqytet i tyre për shtetin e Palestinës, që nga pushtimi izraelit në vitin 1967, mbetet në qendër të përleshjeve disa dekadashe në Lindjen e Mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button