Fëmijët në Azi-Paqësor përballen me barrën e kequshqyerjes

Kombet e Bashkuara (OKB) paralajmërojnë se në rajonin e Azi-Paqësorit, pavarësisht nga zhvillimet ekonomike, lufta kundër urisë dhe kequshqyerjes ka humbur ndikimin e saj dhe rreth gjysmë miliard njerëz vuajnë nga kjo situatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një raport të pagatitur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe nga tre institucione të tjera të OKB-së, njoftohet se ritmi i përparimit në përmirësimin e sigurisë ushqimore dhe kushteve themelore të jetesës në rajonin e Azi-Paqësorit është zvogëluar dhe se 486 milionë njerëz kequshqehen.

Drejtoresha rajonale e FAO-s, Kundhavi Kadiresan, është shprehur se “Fakti i trishtuar është se shumë fëmijë në rajon vazhdojnë të përballen me barrën e shumëfishtë të kequshqyerjes, pavarësisht rritjes ekonomike të përjetuar për dhjetëra vite”.

Në raportin ku theksohet se, qasja e pamjaftueshme në produktet ushqimore dhe shërbime shëndetësore, mangësia e praktikave në ushqyerjen e shëndetshme dhe siguria e ujit janë arsyet kryesore të kequshqyerjes tek fëmijët, thuhet se kequshqyerja në vitin 2017, ka penguar rritjen dhe zhvillimin e 79 milionë fëmijëve nën 5 vjeç në rajon.

Është vërejtur se numri i njerëzve që ushqehen në mënyrë të gabuar në rajon, veçanërisht në Azinë Lindore dhe Juglindore, ka filluar të rritet pa ndonjë përmirësim në vitet e fundit, theksohet në raport.

Gjithashtu në raport, vihet theksi se në përgjithësi janë të kequshqyer edhe fëmijët në mbipeshë që konsumojnë produkte të lira nëpër rrugë si produkte me yndyrë, niseshte, sheqer të cilat konsiderohen si jo të shëndetshme.

Në veçanti, raporti thekson rëndësinë e sigurimit të ujit të pijshëm të mjaftueshëm dhe sigurimin e shërbimeve shëndetësore për parandalimin e sëmundjeve tek fëmijët, si dhe ka tërhequr vëmendjen se kequshqyerja dhe obeziteti po rriten me shpejtësi në qytetet e rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button