Arsyeja përse princesha Diana nuk mbante veshje dhe aksesorë Chanel

Është një prej firmave më të famshme, të suksesshme e të dashura të botës së modës, por Diana kishte dicka me të dhe arsyeja nuk ka absolutisht asnjë lidhje me ndonjë pakënaqësi të lidhur me cilësinë. Diana reshti së përdoruri veshje dhe aksesorë të Chanelit vetëm sepse logoja e tij i kujtonte tradhëtinë e të shoqit, shkruan Bordo.al. 

Charles pati një lidhje të gjatë jashtëmartesore me Camilla Parker Bowles, me të cilën ishte njohur që përpara  Dianës dhe vazhdoi të takohej edhe pas martesës. Kjo e fundit u shemb pikërisht kur aventura e Charles-it u bë publike.

Logoja e Chanelit me gërmën “C“ i kujtonte Dianës pikërisht Camilla-n. Këtë e ka rrëfyer për Harper’s Bazaar Australia stilisti Jayson Brunsdon, i cili është kujdesur për stilin e princeshës gjatë një eventi në Austri pas divorcit të saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button