Ndryshime në sistemin pensional- mosha për pensionim mbetet e njëjtë

Rritje e kontributeve me 0.5 për qind, për punëtorët me stazh me benefite dhe ata që kanë lindur para 1 janarit 1967, do të jenë në gjendje të kthehen në shtyllën e parë. Këtë e parashikon reforma në pensionet, të cilin e shpalli ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska. Me masat për stabilizimin e sistemit të pensioneve, pritet që vrima në fondin e pensioneve, që është rreth 309 milion euro, të ulet për 35 milion euro. Ministrja njoftoi se nuk do të ketë ngrirje të pensioneve, as rritje të moshës së daljes në pension. Një risi është gjithashtu aplikimi i pensionit social që do të përfshijë qytetarët që kanë vetëm një ditë pune stazh dhe kanë arritur moshën 65 vjeçare .Ajo do të arrijë në 40% nga pensioni mesatar i paguar, transmeton Alsat M. 

“Ne gjithashtu e rrisim përqindjen e përllogaritjes në sistemin dy shtyllash. Çfarë bëjmë këtu që të jetë më qartë për qytetarët. Nëse, sipas sistemit të sotëm, ata që janë në sistemin prej dy shtyllash pensionohen do të marrin maksimumin 30 për qind të pagës. Me sistemin e ri që po e aplikojmë, do të marrim 40 për qind të pagës maksimale. Që do të thotë për pensionistët e ardhshëm ne ofrojmë pensione më të favorshme dhe një pagesë të qëndrueshme pensionesh”- deklaroi Mila Carovska, Ministre e punës dhe politikës sociale.

Sipas analizës së Ministrisë së Punës, kjo reformë mbulon rreth 28 mijë qytetarë, pas së cilës do të dihet se sa para nga shoqatat e shtyllës së dytë do të derdhen në shtyllën e parë. Ministrja Carovska thotë se rritja e kontributeve me 0.5 për qind do t’iu kushtojë kompanive rreth 100 denarë për punëtor që nuk është një barrë e madhe. Reforma do të fillojë pasi zgjidhja ligjore të kalojë në Parlament dhe fondet të sigurohen në Buxhetin e vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button